Home Sport The Telegraph: De Biasi, trajneri i 5-te me i mire ne bote

The Telegraph: De Biasi, trajneri i 5-te me i mire ne bote

1214
0

Gianni-de-BiasiTrajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Gianni de Biasi është renditur mes 20 trajnerëve më të mirë në botë.

Renditja është bërë nga britanikja Telegraph, e cila e ka renditur De Biasin në vend të 5-të, mes 20 trajnerëve më të mirë. De Biasi në këtë renditje lë pas trajnerin e Italisë Antonio Conte apo atë të Francës, Dider Deschamp, Martinon e Argjentinës, Wilmots të Belgjikës, Tabarez të Uruguajit apo dhe Klinsmann të SH.B.A.

“Shqipëria është ekipi që të gjithë dëshirojnë të kenë si kundërshtar në Europian, por bëjnë mirë të rishikojnë listën e tyre të dëshirave, pasi mund t’i rezultojë një surprizë e hidhur pasi kuqezinjtë kanë mundur së fundmi Portugalinë dhe Francën, dy superfuqi të futbollit kontinental,” thuhet në komentin e telegraph.

Ai që kryeson listën është trajneri gjerman Joachim Low, i cili ndiqet nga Sampaio i Kilit.

Renditja

1. Joachim Low Gjermani
2. Jorge Sampaoli Kili
3. Lars Lagerbak Islandë
4. Vincente del Bosque Spanjë
5. Gianni de Biasi Shqipëri
6. Michael O’Neill Irlanda e Veriut
7. Marcel Koller Austri
8. Jose Pecerman Kolumbi
9. Antonio Conte Itali
10. Chris Coleman Uells
11. Marc Wilmots belgjikë
12. Roy Hodgson Angli
13. Rui Aguas Kape Verde
14. Gerardo Martino Argjentina
15. Oscar Tabarez Uruguai
16. Didier Deschamps Francë
17. Anghel Irdanescu Rumani
18. Vahid Halilodzic Japoni
19. Martin O’Neill Republika e Irlandës
20. Jurgen Klinsman USA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here