Home Sport The Guardian: Christiano Ronaldo perzgjidhet si “Futbollisti i Vitit”

The Guardian: Christiano Ronaldo perzgjidhet si “Futbollisti i Vitit”

640
0

RonaldoKristiano Ronaldo është përzgjedhur “Futbollisti i Vitit” nga britanikja “Guardian”. Në një votim të bërë nga 73 ekspertë nga 28 vende të botës, mes tyre emra si Hernan Krespo, Dietmar Haman, Slaven Biliç apo Gilberto Silva ka qenë portugezi ai që ka kryesuar listën. “Komplimenti më i madh i Kristianos është se ka lënë në vendin e dytë një tjetër gjigant. Lionel Mesi është artisti i repartit sulmues, i krahasuar me meritë me Diego Armando Maradonën. Por, Ronaldo është një miksim i yjeve të tjerë.
Ai ka aftësinë e të shënuarit gol si Xhorxh Best, si Nat Lefthaus apo edhe si braziliani Ronaldo. Me një shpejtësi mahnitëse, flokët me xhel dhe këpucët që i shndrisin, ai ka arritur gjithnjë të jetë kundërshtari i bukur dhe i papërmbajtshëm për mbrojtësit që ka përballë. Ndonëse po afron të bëhet 30 vjeç, sfidohet kushdo që të gjejë një sinjal se forca e tij po vjen drejt rënies. Vrastar para portës, driblues dehës dhe një lider i Realit që triumfoi në Ligën e Kampioneve”, shkruhej në përshkrimin për Kristianon.
Ndërkohë, për Mesin e vendit të dytë thuhej: “Luajti 50 ndeshje me Barcelonën në vitin 2014, shënoi 48 gola, goditi 11 herë shtyllën dhe dha 19 asiste. Dhe të mendosh që këto shifra nuk janë pozitive për nivelin që kemi parë tek ai. Drejtoi Argjentinën te finalja e Kupës së Botës, por nuk fitoi trofe me Barcelonën. Mbase kjo e ka penalizuar, për t’i lënë fronin rivalit të përjetshëm, Ronaldos së Realit”. Në fund të podiumit është Manuel Nojer kandidati tjetër i “Topit të Artë”. “Një portier modern që shkëlqen po aq sa një sulmues që driblon çdo kundërshtar që ka përballë. Andreas Këpke ka thënë: “Mbrojtës më i mirë se ai ka qenë Franc Bekenbauer, duke parë edhe rolin që ka pasur në disa ndeshje të Gjermanisë. Një ‘mur’ i Bajernit dhe një gardian që tejkalon meritat e thjesht atij që mbron kuadratin”.

1. Kristiano Ronaldo
2. Lionel Mesi
3. Manuel Nojer
4. Arjen Roben
5. Tomas Myler
6. Luis Suarez
7. Nejmar
8. Garet Bejl
9. Filip Lahm
10. Serxhio Aguero
11. Toni Kros
12. Diego Kosta
13. Zlatan Ibrahimoviç
14. Angel Di Maria
15. Hames Rodrigez
16. Eden Hazard
17. Tibo Kurtua
18. Jaja Ture
19. Karim Benzem
20. Pol Pogba

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here