Home Teknologji Testohet treni i shpejtësisë së lartë Pekin- Shangai

Testohet treni i shpejtësisë së lartë Pekin- Shangai

1412
0

Kinezët kanë udhëtuar sot për herë të parë në bordin e një treni me shpejtësi të madhe që lidh Pekinin me Shangain, në një linjë që ka kushtuar 33 miliardë dollarë, e që Kina shpreson të lehtësojë sistemin e mbingarkuar të transportit.

Linja e shpejtë do të jetë në gjendje që të mbajë 80 mijë pasagjerë në vit, ndërsa arritja nga kryeqyteti kinez drejt Shangait do të bëhet brenda pesë orësh.

Zyrtarët thonë se trenat do të jenë në gjendje të ecin me shpejtësi 300 kilometra në orë. Linja e shpejtë u lançua në prag të festimeve të 90 vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste Kineze.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here