Home Aktualitet Tentohet te grabitet makina e postes, rojet private perleshen me grabitesit

Tentohet te grabitet makina e postes, rojet private perleshen me grabitesit

523
0

vjedhjeNjë pikë poste në lagjen numër gjashtë të qytetit të Durrësit është tentuar të grabitet mëngjesin e kësaj të enjteje nga tre persona të armatosur dhe të maskuar me skafandra. Por plani i autorëve ka hasur në rezistencën e dy rojeve të policisë private, duke u larguar pa marrë asnjë lekë.

Objekt i sulmit ka qenë furgoni i postës, i cili po sillte ne godinë paratë që do të përdoreshin për pensionet e të moshuarve në qytetin bregdetar. Sapo dy punonjësit e sigurisë kanë zbritur nga furgoni ata janë sulmuar nga grabitësit të cilët u kanë kërkuar të lëshojnë dy thasët me para, brenda të cilëve ndodheshin rreth 10 milionë lekë të reja.

Agresorët kanë hasur në rezistencën e rojeve me të cilët janë konfrontuar fizikisht. Një prej rojeve është qëlluar në kokë më qytën e pistoletës nga grabitësit, ndërsa vetëm pak metra me larg godinës së postës ndodhet zyra e efektivëve të tjerë të sigurisë të kompanisë “Euro Gjici”. Kur kanë konstatuar se koleget e tyre janë në vështirësi dhe kanë rënë pre e grabitjes, një nga punonjësit e sigurisë që ndodhej pranë ambienteve të zyrave ka qëlluar me armë në ajër. Pas këtij momenti autorët janë larguar pa arritur të realizojnë grabitjen, me një motor që e kishin lënë disa metra larg vendit të ngjarjes.

Sakaq në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ndërsa një makinë është vënë në ndjekje të grabitësve, të cilët sipas dëshmitarëve janë nisur drejt zonës së ish-kënetës. Pranë postës mbërritën edhe hetuesit që sekuestruan kamerat e sigurisë së bizneseve përreth që mund të ndihmojnë në zbardhjen ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here