Home Aktualitet Tensionohet situata edhe ne Tetove, helikopteret e policise fluturojne mbi qytet

Tensionohet situata edhe ne Tetove, helikopteret e policise fluturojne mbi qytet

529
0

helikoptere-maqedoniaBanorë të fshatrave të malësisë së Tetovës janë paraqitur në “Lajm” duke shprehur frikë se në këtë pjesë mund të përsëritet Kumanova. Ata thonë se në fshatrat e tyre po mbretëron situatë e tensionuar, për shkak se janë stacionuar forca të mëdha policore, si dhe gjatë tërë kohës po fluturojnë helikopterë. Policia ende nuk është prononcuar lidhur me këto informacione.

Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk demanton se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.

“Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga prezenca e policisë, sepse policia është atje që t’i mbrojë. Ata janë shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre”, tha Kotevski për “Lajm”.

Ai shtoi se tani për tani nuk posedon informacione nëse në këtë rajon është vërejtur prezencë e ndonjë grupit të armatosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here