Home Aktualitet Të shtëna me armë në Francë, 1 i vdekur e 6 të...

Të shtëna me armë në Francë, 1 i vdekur e 6 të plagosur

1298
0

Të paktën 1 person humbi jetën dhe 6 të tjerë u plagosën pas disa të shtënave në qytetin Toulouse të Francës.

Sipas mediave lokale, të shtënat ndodhën në sheshin Abbal në Toulouse rreth orës 9 të mbrëmjes, kur agresorët të hipur mbi motor, hapën zjarr mbi një turmë njerëzish para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Policia dhe ambulancat shkuan menjëherë në vendngjarje. Të pranishmit ishin zënë nga paniku. Sipas Russia Today, njëri prej atentatorëve që hapi zjarr ishte i veshur rroba islamike megjithatë ende nuk flitet për një sulm të mundshëm terrorist, por për luftë mes bandave.

“Nuk mund të lëmë asnjë pistë pas hetuar por nuk duket si sulm terrorist.” – tha një zyrtar i policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here