Home Aktualitet Te pakten 717 persona kane humbur jeten gjate pelegrinazhit ne Meke (Video)

Te pakten 717 persona kane humbur jeten gjate pelegrinazhit ne Meke (Video)

531
0

mekeTë paktën 717 vetë janë vrarë e 863 të tjerë janë plagosur nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës. Zyrtarë të Arabisë Saudite pohojnë lajmin e shtojnë se në zonën ku mbizotëron kaosi me trupa pajetë janë dërguar ekipe urgjence të ndihmës së shpejtë.

Incidenti ka ndodhur 5 km nga Meka dhe sipas autoritetve të mbrojtjes civile gjithcka ka qënë pasoje e rrëmujës së krijuar mes njerëzve për të kryer ritin e faljes së Haxhit. Autoritet e mbrojtjes civile vijojnë operacione e shpëtimit.

Po të enjten, dy shpërthime në një xhami të kryeqytetit të Jemenit, Sana, i morën jetën 25 personave e lënduan të paktën 36 të tjerë. Sulmet e realizuara sipas gjasave nga kamikazë, goditën xhaminë al-Balili pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin faljen e namazit. Episodi i dhunshëm trondit vendin vetëm dy ditë pasi presidenti i tij, Abdrabbuh Mansour Hadi, u rikthye në qytetin jugor të Adenit nga Arabia Saudite, ku kishte jetuar në mërgim që prej muajit mars. Kreu i shtetit u largua asokohe pas avancimit të ndjeshëm të rebelëve huthi, të vënë tashmë nën shënjestrën e koalicionit të udhëhequr nga sauditët.

Incidentet në Mekë nuk janë një risi

Në vitin 1987: 400 persona mbetën të vdekur nga përplasja e autoritetve saudite me demostruesit por Iranian

Në 1990: 1,426 pelegrinë humbën jetën në tunelin që të con tek vendet e shenjta

1994: 270 persona të vdekur nga peligrinazhi killed in stampede

1997: 343 pelegrinë të vdekur dhe 1500 të plagosur nga zjarr në Mekë

2006: 364 pelegrinë humbën jetë gjatë ritualit të gurëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here