Home Politike Taulant Balla, reagon pas fitores. Ajo forca e parë nga shkoi?

Taulant Balla, reagon pas fitores. Ajo forca e parë nga shkoi?

877
0

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla, ka reaguar për herë të parë pas fitores në kësaj forca politike në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një dalje për media Balla ka falënderuar të gjithë ata që e mbështeten. Por në përfundim të fjalës së tij ai ka thumbuar LSI ku është shprehur: “Ajo forca e parë nga shkoi?”.


Statusi në Facebook

 

Falenderimi i parë u shkon të gjithë mbështetësve të këtij drejtimi që mori Shqipëria sot, një drejtim që i bën mirë Shqipërisë.

E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë të gjithë këtë besim të madh që na dha qarku i Elbasanit.

Jam shumë i sigurtë që gjithçka kemi nisur, për t’u shërbyer shqiptarëve në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë.

Nuk e shohim këtë thjesht dhe vetëm si një fitore elektorale, por e shohim si marrjen e një besimi dhe një përgjegjësie shumë të madhe të shumë punëve që na presin për të bërë së bashku.

Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve.

Procesi i numërimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin.

Ajo forca e parë nga shkoi???

Fitore dhe Faleminderit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here