HYRJE Aktualitet Tahiri pershendet policet pas largimit

Tahiri pershendet policet pas largimit

0
288

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, ku u mësua edhe emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri zhvilloi një tur takimesh me efektivët e policisë së Tiranës.

Tahiri përshëndeti nga afër punonjësit e policisë së drejtorisë së Tiranës, ato të qarkullimit rrugor si dhe efektivët e komisariatit nr 2 dhe ata të komisariatit rrugor. Në bashkëbisedimin me ta, ai i falenderoi për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura.

Burime tregojne se fjalimin e “lamtumirës “, nëse mund të cilësohet i tillë, Saimir Tahiri do ta mbajë ditën e martë. Një nga urdhrat e fundit që ai ka firmosur si ministër i Brendshëm, është edhe zhvillimi i panairit të policisë në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit ” gjatë festimeve për ditën e Verës, një iniciativë kjo që u mor edhe vjet në kryeqytet por edhe në qytetet turistike të vendit gjatë sezonit veror. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, një periudhë kjo më shumë se çdo ministër tjetër në krye të këtij institucioni pas viteve ‘90.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here