Home Shendetesi Suplement shëndeti: Kurat popullore që kurojnë gastritin akut dhe ulcerën e stomakut

Suplement shëndeti: Kurat popullore që kurojnë gastritin akut dhe ulcerën e stomakut

1219
0

Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh këshillat më të fundit që japin mjekët, që nëse çdokush do t’i zbatojë nuk do të jetë i rrezikuar nga sëmundjet e stomakut. Bananet ulin aciditetin e stomakut. Lakra turshi parandalon ulcerën. Hudhrën parandalon shfaqjen e ulcerës në stomak. Cilat janë vetitë kuruese të mjaltit, mollës dhe bimëve kurative. Si ndikon mënyra e të ushqyerit në shfaqjen e sëmundjeve të stomakut. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e sotëm prej pesë faqesh, për t’u mbrojtur nga sëmundjet e stomakut. Kështu, në numrin e së shtunës ju do të keni mundësi të lexoni gjithçka për mënyrën se si duhet të ushqeheni në shekullin e XXI për të mbajtur larg sëmundjet e stomakut.

Çfarë sëmundjesh mund të shfaqen në stomak?
Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Në sëmundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave të higjienës.

Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?
Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri është janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh.

Djathë dhe qumësht
Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.

Nenexhik
Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Lakra turshi
Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.

Panxhari i kuq
Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

Përzierje bimësh
Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë.

Lule basani
Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Majdanoz
Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.

Raki
Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.

Hudhra
Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Kura të dobishme për ulcerën e stomakut
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Ulliri veti kuruese për stomakun
Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron
1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmi
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë

Bananet ulin aciditetin e stomakut
Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Kuron
1-Ulin tensionin e lartë
2-Janë kundër diarresë
3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Vetitë e gjetheve të manaferrës për stomakun
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla. Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli i cilësisë së mirë. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu, edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%. Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mirë.

Vetitë dietike dhe fitofarmacautike
Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash (leckash) me përdorim të jashtëm. Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese. Ato ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gramë gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegje në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve. Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit.

Një çaj shumë i dobishëm për organizmin
Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një liter ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer. Këshilla për përdorim kundër sëmundjes së sheqerit: Merren dy duar me gjethe e maja manaferre, pastrohen, shtypen dhe vihen të zihen në një litër ujë. Nga lëngu i kulluar, i sëmuri merr tri herë në ditë nga një filxhan para buke. Përfundime të mira japin edhe frutat e manaferrës, të cilat mund të konsumohen të freskëta, si dhe në formë çaji me verë: Merren 150-200 gramë fruta manaferre, zihen në një gotë të mbushur me verë. Nga lëngu i prodhuar merren çdo ditë 1-2 gota të vogla, në gjendje të ngrohtë. Frutat e manaferrës shuajnë etjen, përdoren nga të sëmurët me diarre kronike, me dhimbje në kyçe, me infeksione në veshka e në fshikëzën e urinës, me kollë etj. Kundër dizenterisë përdoret kjo këshillë praktike:
Merren rreth një kg fruta manaferre dhe pasi shtypen, vihen të zihen për gjysmë ore në një enë ku është hedhur një gotë me ujë. Nga lëngu i fituar, pasi kullohet, merren 3-4 lugë gjelle në ditë.
Kundër astmës përdoret kjo këshillë: Merren një sasi frutash manaferre dhe thahen. Pastaj, bluhen në mullirin e kafesë. Nga pluhuri i përfituar merren 2 lugë kafeje, esëll duke përcjellë me qumësht ose me ujë. Pluhuri i formuar nga bluarja e manaferrave të thara përdoret edhe kundër hemorroideve:
Merren tri here në ditë, para buke, nga një lugë kafeje nga ky pluhur.

Kamomili
Përdoret kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve, inflamacioneve të lëkurës dhe mukozës së gojës, fytit, hundës, syve, po ashtu për rregullimin e tretjes së ushqimit, pastrimin e rrugëve urinare nga jashtë dhe brenda, kundër hemorroideve, te kokëdhembjet, për qetësim, për fshikëzën e urinës, zorrë, stomak, kundër rërës në mëlçinë e zezë, te urinimet me vështirësi, çrregullimet e menstruacioneve, si mjet kundër qelbëzimeve.

Dhimbja e stomakut
Një zgjerim ose varg zgjerimesh në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi. Sipas ekspertëve kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht në njerëzit me ulcera të stomakut.

Çfarë është ulcera në stomak
Ulcera është një lloj plage e lokalizuar në stomak (ulcera gastrike) ose në duoden (fillimi i zorrës së trashë). Këto dy lloj ulcerash karakterizohen nga prekja e faqes së stomakut dhe të duodenit. Kjo “gropë” fillestare, më pas zgjerohet nga inflamacioni i cili shpesh është i dhimbshëm. Në formën klasike (30% e rasteve) pikasim një dhimbje që i ngjan djegies në bark, e cila e rrezaton këtë dhimbje edhe anash apo në kurriz. Dhimbja ka ritmin e vakteve të ngrënies dhe shfaqet një çerek ore pas ngrënies. Pra, pacienti vuan pas çdo ngrënie dhe dhimbja zgjat 2-3 javë dhe më pas zhduket pas disa javësh apo muajsh

Ushqimet që kurojnë ulcerën
Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë. Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut. Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat. Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë. Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Disa këshilla për të mos dëmtuar stomakun
1- Gjatë natës trupi ynë qëndron në pozicionin shtrirë mbi krevat, dhe të gjitha lëngjet e trupit, sidomos lëngjet tretëse të stomakut (acidet) qëndrojnë për efekt rëndesë dhe enë komunikuese në të njëjtin nivel. Ndërsa me ngritjen nga pozicioni shtrirë në këmbë të gjitha këto lëngje fillojnë të lëvizin për efekt rëndese në pjesën e poshtme të trupit, (fakti që kur ecim shumë apo qëndrojmë shumë në këmbë na fryhen dhe na dhëmbin këmbët është pikërisht për këtë efekt). Në rastin tonë ajo që na intereson janë acidet që janë mbledhur në stomak gjatë natës, të cilat nëpërmjet valvolës së daljes së ushqimit nga stomaku hyjnë në zorrën e trashë dhe prej aty duhet të neutralizohet nga lëngjet e tjera, siç janë ato të tëmthit që i ulin dhe ndryshojnë shkallën e acidit për të mos dëmtuar vetë organizmin.
2- Në drekë duhet ngrënë vetëm pjata e dytë, që mund të jetë peshk jo i skuqur (me vaj ose gjalpë), por mundësisht i pjekur në furrë apo zgarë dhe nuk i hidhet limon apo vaj përsipër. Ose të gjitha mishrat e bardha si ai i pulës, gjeli i detit kur është i vogël të cilët tretën më shpejt në organizëm, e shoqëruar me sallatë jeshile pa asgjë tjetër brenda, si ( qepë, domate, etj.) e spërkatur me kripë dhe me vaj ulliri të vjetruar, dhe me aciditet të ulët.
3- Në darkë nuk duhet ngrënë asnjëherë mish ose peshk për arsye se organet tretëse dhe gjithë trupi mbas një dite pune të lodhshme duhet të pushojë, si rrjedhim organizmi ynë ngadalëson metabolizmin dhe punën e organeve të tij. Ndërsa ne i japim ushqim klorik dhe bëjmë të punojë i sforcuar me orë të zgjatura në një kohë kur ne nuk kemi nevojë për atë energji në atë moment. Prandaj në rastin konkret duhet të marrim një pjatë makarona ose pilaf i spërkatur me vajin e ullirit. Makaronat dhe orizi duhet të ziejnë vetëm me ujë dhe me asnjë lëng tjetër, pastaj ta shoqërojmë me sallatë jeshile. Në fund një kokërr mollë.
4- Uji
Është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë dhe uji më i mirë është ai i burimit të malit ose uji i borës, por që pihet në burim dhe jo kur mbyllet në shishe dhe transportohet në vende të tjera, pasi humbet shumë nga vetitë e tij dhe bëhet i rëndë. Sepse kthehet në ujë të ndenjur duke u liruar edhe nga molekulat e ajrit që ndodheshin në të dhe duke depozituar në fund të saj elementët përbërës. Kjo bën që ky ujë të jetë i rëndë për stomakun tonë, pasi është kthyer në një masë unike pa molekula ajri. Prandaj që uji i shishes të rifitojë vetitë e tij fillestarë duhet të pihet i freskët.

Ftohja e stomakut
Stina e verës me temperaturat e larta që e shoqërojnë dhe higjiena jo e mirë, shton rrezikon për shfaqjen e gastro-enteriteve virale sezonal. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes, sepse mund të jenë ngjitëse dhe të krijojnë formën e një epidemie. Gastro-enteriti është inflamacioni i aparatit tretës që përfshin: stomakun, zorrët e holla dhe ato të trasha. Prandaj shpesh kjo konsiderohet si “ftohje stomaku”. Kjo sëmundje mund të shfaqet në çdo periudhë të vitit, por gjatë sezonit të temperaturave të larta merr formën e një epidemie. Arsyeja e numrit të lartë të rasteve shpjegohet me faktin që temperaturat e larta krijojnë terren të përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve që shndërrohen në patogjene për aparatin tretës.

Simptomat:
Diarre e ujshme.
Të vjella.
Dhimbje koke.
Ethe.
Krampe abddominale (dhimbje stomaku).
Këputje trupi.
Temperaturë.
Mungesë oreksi.
Dhimbje gjymtyrësh dhe muskujsh.
Aciditeti provokon sëmundjet e stomakut
Është e njohur dhe pranuar nga shumë autoritete mjekësorë fakti që shumë sëmundje zhvillohen për shkak të uljes së intensitetit të punës së organeve tona dhe uljes së rezistencës së organizmit për shkak të acidifikimit organik, duke patur parasysh këtë Dr.George W Crile drejtor i klinikës Cril në Cleveland, një nga kirurgët më të famshëm në botë shprehet se “Nuk ekziston vdekje natyrale. Të gjithë rastet e vdekjes janë vetëm pika e fundit e acidifikimit të organizmit në mënyrë progresive.

GASTRITI
Kufilmë-pluhur. Rrënjë kufirme mjekësore. Natën e parë të Hënës së re, pas Solsticit të verës, gërmoni dhe nxirrni rrënjët e kufilmës. Asnjëherë të gjitha rrënjët e një bime, por vetëm disa prej tyre, me qëllim që të mos kërcënohet vazhdimësia dhe ekzistenca e tyre. Rrënjët lajini mirë dhe lërini të thahen mirë dhe shpejt në rrezet e diellit përvëlues, gjë kjo që pak a shumë evitohet për barnat e tjera kuruese. Jko pasi tharja në diell pengon mykjen dhe lëngun mukozë të bimëve me shumë ujë. Ruajeni në një qese të linjtë.
Përdorimi:
Sipas nevojës pluhurosni një copë rrënjë dhe merrni tre herë në ditë nga një majë luge. Para se ta gëlltisni, përtypeni dhe rrotulloheni mirë në gojë. Ky pluhur kufilme nga njëra anë përforcon efektin e balsamit kufilmë-rozmarinë nga ana tjetër rekomandohet kundër shqetësimeve, dhimbjeve dhe sëmundjeve të tilla, si për shembull kundër urthit, gastritit dhe sëmundjeve të tjera të stomakut e zorrëve.

Lëngu i mollës përmirëson tretjen
Lëngu i mollës bën mirë për tretjen, si dhe për të shmangur problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme me zorrën e trashë duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil. Por, për t’u shëruar nga infeksionet në zorrë duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.

Mjalti lufton ulcerën e stomakut
Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera, në më të shumtën e rasteve, është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elementë, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato, dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme.

Molla
Përgatitja e uthullës së mollës dhe ndikimi i saj në organizëm…
Kurat popullore që shërojnë sëmundjet e mëlçisë
Ndiqni këshillat e specialistëve për mënyrat e përgatitjes dhe përdorimit të tyre
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe në nxjerrjen e lëngut të mëlçisë për në drejtim të zorrës, që luan rol të rëndësishëm në përzierjen e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për lindjen e ndryshimeve të veçanta funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në pezmatimin e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (kolecistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk, që vazhdojnë me heqje barku (diarre), me ndryshime në nxjerrjen e lëngut të stomakut, të pankreasit etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si për shembull, shqetësime, pagjumësi etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon detyrën e zorrës është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me lëndë të nevojshme për sintezën dhe grumbullimin e rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e tillë që të lehtësojë si nxjerrjen e lëngut (sekretimin), ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh pjesë të vogla ushqimi (4-6 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të pastër, gjimnastika etj.
28 këshilla speciale që të parandaloni dhe kuroni sëmundjet e zemrës

A e dini se më shumë se 41 milionë gra në Amerikë vuajnë nga sëmundjet e zemrës? Dhe se më shumë femra se meshkuj vdesin nga ajo? Në fakt, është problemi kryesor shëndetësor që vret gra (jo nga kanceri-një mit të përbashkët). Por një lajm i mirë është se vetëm pesë udhëzuesit e jetesës: pini alkool në masë të moderuar, një dietë e shëndetshme, ushtrime të përditshme, peshën normale të trupit, dhe mos pirja e duhanit, mund të ulë rrezikun e sulmit në zemrën tuaj në masën 92 %, sipas një studimi suedez me më shumë se 24.000 gra. Më poshtë radhiten 28 këshilla që janë projektuar nga mjekët për t’u ndjekur në mënyrë që të parandaloni sëmundjet e zemrës dhe të jeni të shëndetshëm.

Këshilla 1: Pini çaj jeshil
Kjo pije përmban antioksidantë i fuqishëm që zvogëlojnë kolesterolin dhe madje mund të ulin tensionin e gjakut. Për të bërë furnizimin e një dite mund të konsumoni dy-tre filxhanë çaj në ditë pasi ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Këshilla 2: Kontrolloni etiketat e ushqimeve
Që të mos krijohen shqetësime, helmime të ndryshme, madje edhe që mos e teproni me kaloritë e sheqernat e marra me ushqimet e paketuara bëni mirë të kontrolloni etiketat para konsumimit. Ky veprim do të ishte i shëndetshëm për organizmin tuaj, pasi nuk do të abuzonit me konsumimin e përbërësve të ndryshëm, apo edhe me produkte të skaduara.

Këshilla 3: Gatuani si një italian
Përdorni vaj ulliri në gatimin tuaj kur është e mundur. Vaji i ullirit është gjithashtu t pasur me antioksidantë, të cilat mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga kanceri dhe sëmundje të tjera kronike, si Alzheimer. Zëvendësojmë vaj ulliri për gjalpë ose margarinë në tryezë në darkë, përdorni rigonin mbi sallatë dhe përdoreni atë për të zëvendësuar vajrat vegjetale në pjekje kudo që të jetë e mundur. Këshilla

4: Flini mjaftueshëm
Kur ju bëni një gjumë pak privuar, lironi trupin tuaj nga stresi dhe hormonet që ngushtojnë arteriet dhe shkaktojnë inflamacion. Nëse ju në mënyrë rutinore zgjoheni të lodhur apo duhet të merrni një sy gjumë pasdite, atëherë ju jeni me siguri flini të privuar. Më të rriturit duhet të flenë 7-8 orë në natë që organizmi të funksionojë mirë.

Këshilla 5: Shtoni fibrat në dietën tuaj
Studimet tregojnë se nëse hani më shumë fibër, keni më pak gjasa që ju të kaloni një krizë zemre. Konsumoni fibra të gjendura të gruri, misri, fasulet, etj.

Këshilla 6: Festoni me peshk
Yndyrat e ngopura që gjenden te mishi mund të ndikojnë në bllokimin e arterieve. Nga ana tjetër, peshk salmon është i pasur me omega-3 dhe acide yndyrore që ndihmojnë zemrën tuaj të mbajë një ritëm të qëndrueshëm. Duke konsumuar peshkun çdo javë ju mund të zvogëloni rrezikun e vdekjes nga një atak në zemër në 52 %.

Këshilla 7: Niseni mëngjesin me lëng frutash
Lëngu i portokallit përmban acid folik që ndihmon në mbajtjen në nivele të ulëta hocisteinen, një amino acid i lidhur me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër. Lëngu i rrushit është e ngarkuar me flavonoide dhe resveratrol, të dyja antioksidantë fuqishëm antioksidantë që mund të dekurajojnë qelizat e kuqe të gjakut të mpiksen së bashku dhe formimin e një bllokimi të arterive. Zgjidhni 100 % lëngje frutash për të kufizuar sheqerin e tepërt në gjak.

Këshilla 8: Preferoni perimet
Për të marr energjinë e duhur trupore mjekët rekomandojnë që të hani çdo ditë perime të gjelbra me qëllim që të merrni 50 % të energjisë trupore edhe në një vakt të vetëm. Preferoni zarzavatet, karotat, barishtet, lakrën, brokolin, purslanën, spinaqin, etj; të cilat janë një minierë ari me antioksidantë dhe dhe fitokimikate të tjera që mbrojnë zemrën tuaj.

Këshilla 9: Konsumoni arrat
Studimet kanë gjetur se ata që hanë një sasi të caktuar arrash në javë reduktojnë në masën 35 % rrezikun për të kaluar sëmundje kardiovaskulare, sëmundje zemre apo infarkt. Vetëm mos e teproni sepse arrat përmbajnë sasi të larta yndyre dhe kalori, të cilat mund t’ju dëmtojnë nëse i konsumoni shumë.

Këshilla 10: Ecni 20 minuta në ditë
Vetëm 2,5 orë stërvitje në javë (që është pak më shumë se 20 minuta në ditë) mund të zvogëlojë rreth një të tretën mundësinë për sëmundje në zemër, dhe ndihmon në parandalimin e 285.000 vdekjeve nga sëmundje të zemrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe praktikisht ndihmon për të eliminuar diabetin e tipit 2.

Këshilla 11: Ndryshimi dietën tuaj
Vaji i ullirit është ideal për të ngjyer bukën, por nëse ju duhet të përdorni një përhapje, lini mënjanë gjalpin apo reçelin dhe preferoni vajin e ullirit, pasi ul nivelin e kolesterolit dhe ndihmon zemrën. Duke shtuar se 2 g këtyre komponimeve bimore për dietën tuaj të përditshme mund të të ndihmojë të ulet kolesteroli total me rreth 10 % shpesh brenda 2 javësh, sipas studimeve të shumta të botuar në dy gazeta amerikane dhe evropiane mjekësore. Kjo nuk mund të tingëllojë si një ulje e konsiderueshme, por kjo mund të përkthehet në një rrezik 20 % më të ulët të sëmundjeve të zemrës.

Këshilla 12: Merrni sasinë e Omega-3
Peshku është një nga burimet më të fuqishëm të Omega-3 që përmban yndyrna të shëndetshme për zemrën. Studimet tregojnë se duke shtuar peshkun në dietën tuaj mund të zvogëloni zhvillimin e sëmundjeve të zemrës nga 46 %, ndërsa do të ndihmojë për të mbajtur qelizat e kuqe të gjakut nga ngjitja së bashku dhe formimin e masave që mund të bllokojnë arteriet.

Këshilla 13: Filloni dhe mbylleni ditën tuaj me aktivitete
Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta yoga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.

Këshilla 14: Konsumoni pak verë çdo ditë
Ju ndoshta keni dëgjuar se vera është e mirë për ju. Studimi tregon se 1-3 njësi alkooli në ditë në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon rrezikun e një sulmi në zemër. Përveç nëse keni ndonjë problem me alkoolin, tensionin e lartë të gjakut, ose faktorë të rrezikut për kancerin e gjirit ose të tjera. Kënaquni çdo darkë me pak verë duke e pirë ngadalë. Dhe mos harroni se një gotë verë në darkë do ju ndihmojë të keni një zemër të shëndetshme.

Këshilla 15: Konsumoni sojën
Këto proteina bimore mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit në vend të atyre me më pak ushqime të shëndetshme. Është e mirë, gjithashtu të kufizoni sojën e përpunuar dhe të shmangi shtojcat e sojës. Problemi me këto është se ne nuk marrim gjithmonë sasinë e duhur të fitoestrogjeneve (lëndë kimike bimore në soje të cilat funksionojnë në mënyra të ngjashme me hormonin e estrogjenit). Kjo mund të japë efekte të paparashikueshme mbi trupin e njeriut. Dhe ekspozimi ndaj përqendrimeve të larta të fitoestrogjeneve mund të stimulojnë rritjen e qelizave të cilat janë të përgjegjshme, që përfshijnë shumë lloje kanceresh të gjirit.

Këshilla 16: Gatuani me hudhra
Vetëm një thelp hudhër në ditë ose 300 mg 3 herë në ditë zvogëlojnë rrezikun e një sulmi në zemër të paktën në tre mënyra. Kjo dekurajon ngjitjen e qelizave të kuqe të gjakut dhe bllokimin e arterieve tuaja, zvogëlon dëmin arterial, kolesterolin dhe bën ato të mbrojtur nga bllokimet.

Këshilla 17: Mos lini pas dore stërvitjen tuaj
Ushtrim i mirë është ai që ju do të vazhdoni të bëni. Pra, çdo ditë, përveç për një stërvitje të rregullt, provoni diçka të re. Qoftë edhe të ndiqni një kurs vallëzimi. Nëse ju gjeni diçka që ju pëlqen, inkorporojeni atë në stërvitjen tuaj të përditshme.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që janë aktivë në disa mënyra gjatë ditës mund të djegin më shumë kalori dhe janë në përgjithësi më të shëndetshëm se ata që ushtrojnë për 30 deri 60 minuta dhe pastaj ulen në një kompjuter, thotë kardiologu Arthur Agatston, MD.

Këshilla 18: Mos u shtirni
Një nga shkaqet më të mëdha që shkakton probleme me zemrën është çasti kur përpiqesh të bësh sjellje që nuk i përshtaten natyrës tënde, pra të shtiresh dikush që nuk je. Pyesni veten: A jam unë duke bërë atë që unë dua të bëj? A jam duke i plotësuar nevojat e mia? Çdo ditë, jeni të drejtuar ndaj një realiteti për të mbajtur kontroll mbi atë që keni bërë. Kaloni kohë me njerëz dhe në aktivitete të cilat bëjnë të ndjeheni të lumtur.

Këshilla 19: Meditoni për 5 minuta
Ushtrimin e një formë meditimi në të cilën ju fokusoheni apo ndërgjegjësoheni për disa çaste mund të zvogëlojë efektet e stresit të përditshëm. Të kalosh stresin mjafton të mbyllni sytë dhe të përqendroheni duke marrë frymë thellë për 5 deri 10 minuta.

Këshilla 20: Merrni në kontakt me anën tuaj shpirtërore
Studimet tregojnë se ata që praktikojnë ritet shpirtërore rregullisht, pra ndjekin një rit të caktuar fetar, shkojnë në kishë, xhami apo tempull jetojnë më gjatë dhe më mirë, janë më pak të predispozuar që të kalojnë një krizë zemre. Ju mund të arrini këto rezultate edhe në qoftë se ju nuk mund të marrë pjesë rregullisht në rite fetare; mjafton vetëm duke u përfshirë në shoqëri, si vullnetare në një aktivitet gjë që mund t’ju ndihmojë.

Këshilla 21: Qëndro i angazhuar
Lidhjet e fuqishme me familjarët, miqtë dhe komunitetin redukton ankthin dhe depresionin, dy faktorët që rrisin rrezikun e një sulmi në zemër. Darkoni me një mikun tuaj minimalisht një herë në javë çka do ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe të angazhuar. Merruni çdo ditë me një punë të re apo aktivitet që ju mban në lidhje me veprimtari të ndryshme. Zgjidhni të bëni një nga këto gjëra çdo ditë.

Këshilla 22: Merrni vitamina D dhe vaj peshku
Shkenca ka treguar së multivitaminat ndihmojnë në përmirësimin e ritmit të organizmit, por nuk mund të mos caktojë një vend të rëndësishëm për vitaminën D dhe vajin e peshkut. Acidet yndyrore dhe Omega-3 stabilizon sistemin elektrik të zemrës, tensionin e ulët të gjakut dhe triglicerideve, presionin arterial dhe lehtëson sistemin e inflamacionit. Vaji i peshkut parandalon vdekjen nga infarkti në zemër, sipas një studimi të kohëve të fundit italian. Ndërsa vitamina D “krenohet” me një gamë të gjerë përfitimesh shëndetësore, shëndeti i zemrës midis tyre.

Këshilla 23: Bëni diçka të ëmbël për partnerin tuaj
Ka shumë dëshmi që martesa pa probleme mban larg problemet e zemrës. Një studim në rubrikat e sjelljes mjekësore konstatoi se bashkëshortët të cilët kanë raportuar se partnerët që kishin probleme në jetën në çift kishin presonin e gjakut tepër të lartë. Stresi emocional në një martese të vështirë tipike shkakton ndryshim të nivelit të adrenalinës në gjak duke rritur presionin e gjakut, por mund të shkaktojë presion në enët e gjakut.

Këshilla 24: Kënaquni me çokollatë të zezë
Mbylleni çdo ditë me një trajtim të lehtë me çokollatë të zezë. Varietetet me çokollatë të zezë përmbajnë flavonoide, antioksidantët i bëjnë enët e gjakut më shumë elastike. Në një studim, 18 % e pacientëve që kanë ngrënë çdo ditë çokollatë të zezë përmirësuan sistemin e tyre të qarkullimit.

Këshilla 25: Largojuni ambienteve ku pihet cigare
Keni miq apo bashkëpunëtorë që konsumojnë shumë cigare? Qëndroni larg ambienteve ku ata pinë duhan në mënyrë shoqërore dhe zemra juaj do ju falënderojë për këtë. Efektet në sistemin kardiovaskular për shkak të pirjes së duhanit pasiv janë mesatarisht 80 në 90 % më të larta se ato për shkak të pirjes së duhanit aktiv, tregon hulumtimi. Edhe ekspozimet e shkurtra (minuta ose orë) ndaj tymit duhanit mund të ketë efekte kardiovaskulare gati sa edhe te duhanpirësit aktivë.

Këshilla 26: Preferoni bananet
Për të ulur tensionin e gjakut, nuk mjafton vetëm të konsumoni pak sodium. Ju gjithashtu duhet të rrisni konsumin tuaj të kaliumit, pasi përshpejton sekretimin e natriumit në organizëm, thonë studiuesit në Institutin e hipertensionit të Nashville. Autori Mark Houston, MD, thotë se shumica e amerikanëve e konsumojnë më shumë Sodium sesa potasioum, pra më shumë natrium sesa kalium, por ajo duhet të realizohet edhe në mënyra të tjera. Disa ushqime popullore të pasura me kalium janë: patatet e pjekura, salca e domates, fasulet, kosi, pjepri dhe bananet.

Këshilla 27: Mos konsumoni shumë sheqer
Njerëzit që konsumojnë më shumë se 74 g fruktozë në ditë (janë 87 % më të predispozuar për të patur ngritje të theksuar të presionit të gjakut sesa ata që konsumojnë më pak, përfundime të nxjerra nga një studim i ditëve të fundit. Hulumtuesit besojnë se fruktoza e tepërt mund të reduktojë prodhimin e oksidit nitrik, një gaz që ndihmon në enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Pini ujë mineral në vend të sodës, apo hani rrush të freskët në vend të rrushit të thatë.

Këshilla 28: Qeshni sa më shumë
Kur hulumtuesit nga Universiteti i Maryland në Baltimore në “Medical Center” kanë testuar koeficientët e “humorit” të 300 njerëzve, dhe ata zbuluan se ata me sëmundje të zemrës kanë qenë 40 % më pak të predispozuar për të qeshur krahasuar me ata persona që nuk kanë probleme kardiovaskulare. “Të qeshurit nuk është zëvendësim për ushqimin, por duke e ushtruar ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut dhe nivelin”, thotë autori i studimit Michael Miller, MD, drejtor i Qendrës së universitetit për Parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. “Por, duke shijuar disa buzëqeshje çdo ditë nuk mund t’ju bëjë keq, dhe hulumtimet tona tregojnë se ajo mund të ndihmojë për shëndetin e zemrës tuaj.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here