Home Bota Sulmi terrorist ne Paris, vetëdorëzohet një nga autorët

Sulmi terrorist ne Paris, vetëdorëzohet një nga autorët

668
0

charlie-hebdoRreth 8 orë pas sulmit në revistën satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, dhe disa të tjerë u plagosën, policia franceze ka arritur të identifikojë 3 terroristët.

Sipas policisë franceze, bëhet fjalë për dy vëllezërit Saïd dhe Cherif Kouachi, 34 dhe 32 vjeç, ndërsa bashkëpunëtori i tretë i tyre është Hamyd Mourad,18 vjeç, që të tre me nënshtetësi franceze. Mësohet se Hamyd Mourad pasi ka parë emrin e tij në rrjetet sociale, u vetë-dorëzua në polici gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së enjte. Sipas informacioneve Mourad tashmë ndodhet në paraburgim, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Dy vëllezërit Kouachi janë me origjinë algjeriane, raportohet se ata janë kthyer nga Siria verën e shkuar, ku kanë qenë pjesë e luftës xhihadiste.

Media franceze shkruan se Cherif Kouachi ka qenë më parë i dënuar me 3 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtaritë e një faqeje online të Xhihadit Iraken.

Sipas agjencisë së lajmeve franceze ‘Liberation’ dyshohet se tre terroristët janë lokalizuar tashmë.

Ndërkohë bëhet e ditur se tre terroristët e dyshuar janë identifikuar falë një karte identiteti që është gjetur në mjetin tip Citroen C3 me të cilën ata u larguan nga vendngjarja dhe e kishin braktisur pranë portit të Pantin në Paris. Bashkëpunëtori 18-vjeçar ka qenë drejtuesi i makinës gjatë sulmit dhe arratisë.

Dy vëllezërit Kouachi dhe 18-vjeçari Mourad janë shpallur tashmë njerëzit më të kërkuar në francë pas sulmit në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë tetë gazetarë, dy policë, një i ftuar e një recepsionist dhe ku mbetën të plagosur disa të tjerë.

Dyshohet se tre personat të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov qëlluan me breshëri ndaj redaksisë, ndërsa stafi ishte duke bërë mbledhjen e përjavshme, çka do të thotë se të gjithë gazetarët ishin të pranishëm në kohën e masakrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here