Home Aktualitet Sulmi ne Lazarat, një efektiv i forcave RENEA është qëlluar për vdekje

Sulmi ne Lazarat, një efektiv i forcave RENEA është qëlluar për vdekje

842
0

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore, ku e majta fitoi kryesimin e bashkive në të gjithë vendin, përfshi këtu dhe Gjirokastrën ku pjesë e saj është edhe Lazarati pas ndarjes së re administrative, në ish fshatin e drogës shpërthen përsëri lufta me policinë.

Një efektiv i forcave RENEA është qëlluar për vdekje, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ibrahim Basha, efektivi i vrare i policise
Ibrahim Basha, efektivi i vrare i policise

Sipas një deklarate zyrtare të policisë gjithçka ka filluar në orën 2:30 të natës kur dy grupe të FNSH të stacionionuara në hyrje të Lazaratit kanë sinjalizuar se ka të shtëna me armë në drejtim të tyre nga qendra e fshatit.

Operacioni për kapjen e grupit të armatosur filloi në orën 09:00 kur mbërritën edhe Forcat special RENEA për kapjen e grupit të armatosur i cili mbahej në rrethim nga policia e Gjirokastrës.

Policia gjatë operacionit, vetëm 200 metra nga rruga që të con në qendër të Lazaratit ka konstatuar një automjet Benz pa targa. Pas neutralizimit të drejtuesit të automjetit Xhulio Malo, policia thotë se u pa e nevojshme edhe përforcimi me forcat e RENEAS, të cilat kanë mbërritur menjëherë.

Ky ka qenë edhe momenti kur personat e armatosur kanë qëlluar ne drejtim të forcave RENEA ku mbeti i vrarë dhe efektivi 31-vjeçar Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj. Dy efektivët e RENEAS pas marrjes së ndihmës paraprake në spitalin rajonal të Gjirokastrës u transportuan me helikopterë drejt spitalit të traumës për ndihmë më të specializuar.

Pas informacioneve nga Spitali Ushtarak dy efektivët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Të dhënat e fundit që vijnë nga terreni ku ndodhen edhe gazetarët tanë bëjnë me dije se në Lazarat vazhdojnë të qëndrojnë forcat speciale. Në ndihmë të tyre kanë vajtur edhe forcat e Ushtrisë të cilat mësohet se me asistencën e dy helikopterëve do të bëjnë të mundur transportimin e forcave të RENEAS nga njëra anë e fshatit në anën tjetër. Lazarati ndodhet i rrethuar nga forcat RENEA dhe FNSH të cilat janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar për vrasjen e kolegëve të tyre. Drejt Lazaratit prej orëve të para të mëngjesit janë nisur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit dhe zyrtare të tjerë të lartë si dhe prokurori i krimeve të rënda Adnand Xholi.

Njoftimi zyrtar i policise
Në dt. 24.06.2015 ora 02:30 në fshatin Lazarat forcat e FNSH të cilat ishin të planizuara me shërbim në vendin e quajtur “Kazinoja” mbi  ish Pularinë tek kryqëzimi që të çon në lagjen Lenxatë, si dhe të grupit që ishte me shërbim te kryqëzimi i përroit të Kordhocës janë qëlluar me armë zjarri nga drejtimi i qëndrës së fshatit Lazarat nga persona të pa identifikuar.

Po kështu në orën 04:44 grupi tjetër i FNSH që ishte me shërbim në vendin e quajtur “Furra e bukës” Kordhocë njoftoi se nga qëndra e fshatit Lazarat ka të shtëna me armë zjarri.

Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër u ngrit grupi i drejtimit dhe u morrën masa për mbajtjen në rrethim të grupit të armatosur. Në bashkëpunim me forcat e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme u bë plani i operacionit për kapjen e persnave të cilët kanë qëlluar forcat e policisë.
Me ardhjen e forcave RENEA në orën 09:00 filloi operacioni për kapjen e grupit e personave te armatosur të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë, i cili mbahej në rrethim nga forcat e Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër.
arme-lazarat1
Gjatë operacioni për kapjen e këtyre personave, 200 metra nga rruga që të çon për në qendër të komunës u kostatua një automjet benc i bardhë pa targa, i cili mbahej në vëzhgim nga shërbimet e policisë.

U bë neutralizimi i drejtuesit të mjetit i cili është shtetasi Xhulio Ilirjan Malo dhe u kërkua ardhja e forcave të tjera të RENEA me mjetin tip Volcvagen me targa MB 060 AA, ku në fërsi të vendit të quajtur “Pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre efektivë të policisë të repartit RENEA, ku punojësi i policisë Ibrahim Basha si pasojë e plagëve të marra gjatë rrugës në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër ka gjetur vdekjen, ndërsa punojësit e policisë J. I. dhe P. H. janë çuar në Spitalit Rajonal Gjirokastër dhe më pas janë transportuar me helikopter në Tiranë per një trajtim më të specializuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën .

Nga grupet e ndërhyrjes është bërë shoqërimi i automjetit tip benc i bardhe së bashku me drejtuesin e tij Xhuliano Malo.
Gjatë kqyrjes së automjetit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër në këtë automjet janë gjetur, një arsenal armësh:
arme-lazarat
Një automatik kallashnikov,një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të qitura model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një këmbëz mitralozi, një thes lini e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm ndër ta edhe fishekë mitrolozi , një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse për distancë deri në 5 km, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si KOKAIN.

Gjithashtu po gjatë kësaj kohe është bërë shoqërimi edhe i 7 shtetasve të  tjerë nga fshati Lazarat për të parë kanë lidhje me ngjarjen apo jo.
Ndërkohë forcat e policisë mbajnë në vëzhgim grupin e armatosur që ndodhet te ish Pularia në fshatin Lazarat.
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur është hartuar një plan opereacional , për të bërë të mundur kapjen e personave të armatosur që qëlluan punonjësit e policisë.
Në ndihmë të forcave të policisë kanë mbritur grupe të tjera të fnsh dhe të Reneas si dhe janë angazhuar dy helikopterë të ushtrisë për të transportuar forcat e policisë.
Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ka mbritur Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Cako , Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato , Prokurori i Krimve të Rënda Andan Zholi, si dhe ekspertë të Drejtorisë së Përgjithshme të Krimeve të Rënda.
Po vijon operacioni për kapjen e personave të armatosur.

Policia është e vendosur për të zbatuar rrepësisht ligjin për kapjen  dhe çuar para drejtësisë të gjithë ata persona që goditën punonjësit e policisë dhe nuk do të ketë kthim mbrapa apo tërheqje të Policisë.

Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për vepren penale “Vrasja e punojesve te policise” ne bashkepunim prashikuar nga nenet 79/b, e 25 te K.Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here