Home Ekonomi Subvencionet ne bujqesi, mbi 13 mije aplikime

Subvencionet ne bujqesi, mbi 13 mije aplikime

688
0

imagesSkemat kombëtare të subvencioneve në sektorin e bujqësisë për vitin 2016 kanë përmbyllur fazën e aplikimit, me 13.487 të tilla gjithsej. Bujqësia ka numrin më të lartë prej më shumë se 10 mijë aplikimesh, blegtoria mbi 2.700 të tilla, ndërsa sektorë të tjerë janë dorëzimi i prodhimit bujqësor, akuakultura dhe nxitja e investimeve në bujqësi.

Agjencia e Pagesave thotë se, mbështetja për fermerët do të jepet mbi bazën e hartës së specializimit të aktiviteteve bujqësore sipas rajoneve.

“Çdo qark mbështetet për ato skema që kanë impakt më pozitiv, si për shembull dorëzimi i fruta-perimeve është përqëndruar në Berat, Lushnje dhe Fier. Nëse do të marrim Skraparin, skema që ka impaktin më pozitiv është ajo e mbështetjes së të imtave”, tha Edlira Dilaveri, nga Agjencia e Pagesave.

Shuma që do të shkojë në formë granti apo për nxitjen e investimeve këtë vit është 1.7 miliardë lekë.

“Sa i përket skemave të vogla, fermerët marrin të gjithë grantin për të cilin aplikojnë. Ndërsa sa u përket dy skemave të nxitjes së investimeve, ne subvencionojmë 70 për qind të normës së interesit, ndërsa për investimet subvencionojmë 50 për qind të vlerës së projektit”, tha më tej Edlira Dilaveri.

Kontraktimi i nxitjes së investimeve pritet të përfundojë brenda muajit qershor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here