Home ShowBiz “Stresi” kerkon azil politik ne Zvicer

“Stresi” kerkon azil politik ne Zvicer

819
0

stresi-lushajArkimed Lushaj, reperi i njohur me nofkën Stresi, në një intervistë për Gazetën kosovare ‘Express’ tregon se ai sot ka kërkuar azil politik në Zvicër. Stresi tregon se pas arratisë nga paraburgimi në Tiranë, ndodhet tashmë tek një miku i tij në Gjenevë, këngëtari Labinot Rexha. Stresi mendon se policia është duke e ndjekur atë pa të drejtë, ndërsa thotë se arsyet për arrestimin e tij janë politike.

Ditën e arrestimit, Stresi tregon se nuk ishte duke ngarë makinën, duke mohuar akuzën e policisë për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Rruga e arratisjes së tij për në Zvicër ishte nëpërmes Malit të Zi – Kroacisë – Sllovenisë dhe Austrise

“Ditën e arrestimit unë isha në emisionin e Top Channel, ndërkaq në mbrëmje kisha një koncert. Bashkë me një shok dhe tri shoqe ishim në makinën e shokut tim e cila është përcjellë rregullisht nga një makinë civile. Neve na kanë ndaluar policia por unë nuk isha shoferi i makinës, pra isha pasagjer”, ka thënë Stresi për Express.

Për këtë Stresi mendon që arsyet që dërguan në arrestimin e tij ishin më shumë arsye politike sesa arsye për thyerje të ndonjë rregulli në trafik.

“Pra, qëllimi këtu ishte politik pasi unë dy muaj para kësaj ngjarje, në emisionin e Arian Canit, isha kundër kësaj qeverie. Të gjithë e dinë se unë jam krah i djathtë i politikës”.

Stresi thotë se nuk është kundër kryeministrit Edi Rama, por është kundër izolimit të qytetarëve.

“Nuk jam kundër kryeministrit, por jam kundër izolimit masiv të qytetarëve. Nga ardhja e kësaj qeverie jemi izoluar dhe na ka kapluar një krizë e fukarallëk”.

Kështu Stresi me në fund ka arritur në Zvicër bashkë me nënën dhe babanë e tij, ku edhe po kërkon strehim në këtë vend.

“Unë sapo kam mbërritur në Gjenevë, në Zvicër. Këtu do të kërkoj azil politik. Unë dhe familja ime jemi të kërcënuar nga kjo Qeveri. Dua nga prokuroria që të me sjell drejtësi. Sot bashkë me një avokat do të përgatis një dosje dhe do të kërkoj azil. Për momentin jam tek bashkëpunëtori i im, miku dhe këngëtari i madh Labinot Rexha – Noti dhe vëllai i tij Loni”, ka thënë Stresi për Express.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here