Home Sport Strakosha i pakalueshem, Lacio drejt championsit

Strakosha i pakalueshem, Lacio drejt championsit

773
0

lacio-470x261Lacio ka arritur të mposhtë me rezultatin 0-2 në transfertë Bolonjën në ndeshjen e vlefshme për javën e 27 të Serisë A. Skuadra e kryeqytetit italian është treguar superiore gjatë gjithë takimit duke mos e vendosur aspak në dyshim fitoren.

Imobile kaloi të tijtë në avantazh që në minutën e 9 ndërkohë që ishte po ai që vulosi fitoren me golin e realizuar në minutën e 74-t. Portieri shqiptar Thomas Strakosha ishte sërish në fushë për Lacion duke mbrojtur për të tretën ndeshje radhazi rrjetën si të paprekur.

Pas kësaj fitoreje, Lacio u ngjit në kuotën e 53 pikëve në vendin e 4-t duke qënë vetëm 4 pikë larg Napolit të vendit të tretë dhe duke shpresuar për një vend në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here