HYRJE Sport Spanja, kampionia e re e botës

Spanja, kampionia e re e botës

0
127

Spanja fitoi për herë të parë Kupën e Botës, duke mposhtur 1-0 Holandën pas 120 minutave lojë, falë një goli të realizuar nga Andres Iniesta në minutën e 117-të.

Spanja është kampionia e tetë e botës dhe e pesti ekip europian që fiton një kampionat, pas Italisë (4 herë), Gjermanisë (3 herë), Anglisë (1 herë) dhe Francës (1 herë).

Edhe pse ka pasur një nga kampionatet më të mëdhenj të futbollit, Spanja nuk ka qenë e aftë të shkëlqejë në nivelin ndërkombëtar. Por kjo gjeneratë yjesh i dha vendit lavdinë e munguar.

Spanja është kampionia në fuqi e Europës dhe tashmë është dhe kampionia e botës.

Spanja e nisi turneun me një humbje kundër Zvicrës, por ajo e mori veten shpejt duke e mbyllur në vendin e parë në grup.

Mundi me rezultatin e ngushtë Portugalinë në një tetat, Paraguain në çerekfinale, Gjermaninë në gjysmëfinale dhe së fundi Holandën në finale.

Në finalet e 19 kompeticioneve, përfshirë edhe këtë të Afrikës së Jugut, në finale kanë mbërritur 12 skuadra: Gjermania (7 herë), Brazili (7 herë), Italia (6 herë), Argjentina (4 herë), Uruguai (2 herë), Franca (2 herë), Çekosllovakia (2 herë), Hungaria (2 herë), Suedia (1 herë) dhe Spanja (1 herë).

Nga këto 12 skuadra vetëm tetë prej tyre e kanë fituar trofeun: Brazili, 5 herë (1958, 1962, 1970, 1994, 2002); Italia, 4 herë (1934, 1938, 1982, 2006), Gjermania, 3 herë (1954, 1974, 1990); Argjentina, 2 (1978, 1986); Uruguai, 2 (1930, 1950); Anglia, 1 (1966), Franca, 1 (1998) dhe Spanja 1 (2010).

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here