Home Sociale Sot dhe neser mamografi falas te parku i liqenit

Sot dhe neser mamografi falas te parku i liqenit

720
0

njesia-mamografiParku i Liqenit Artificial sot e nesër vishet në rozë. Në muajin e sensibilizimit për parandalimin e kancerit të gjirit, një sërë aktivitetesh që kanë për synim promovimin e kulturës për një jetë të shëndetshme dhe ushqim korrekt po zhvillohen mes pemëve në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Mëngjesi ka nisur me disa ushtrime Yoga, ku nëna dhe vajza të veshura në rozë, kanë dhënë mesazhin e një jetë fizike të shëndetshme, sportive dhe medituese. Mamografët e lëvizshëm, të vënë në dispozicion nga Instituti i Shëndetit Publik, për dy ditë rresht (të shtunën dhe të dielën) japin mundësinë, nën kontrollin mjeksor, e bërjes së mamografive falas.

Por mbi të gjitha, këto dy ditë kontaktesh mes personelit mjekësor dhe të specializuar dhe qytetareve të kryeqytetit, do të jenë një mundësi për të thelluar informacionet mbi rëndësinë e kontrolleve dhe vetëkontrolleve që gruaja duhet të ketë në vëmendje për kancerin e gjirit.

Sot, përmes muzikës, sportit, stendave me ushqim bio dhe të shëndetshëm dhe nesër përmes Maratonës për Jetën, synohet vetëm një gjë: Më shumë vëmendje ndaj shëndetit të nënave, motrave.

njesia-mamografi1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here