Home Aktualitet Sot, 1 vit nga vdekja e Olldashit. Basha shprehet ne Facebook

Sot, 1 vit nga vdekja e Olldashit. Basha shprehet ne Facebook

755
0

sokol.olldashiSot shënohet një vit nga dita kur deputeti Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik. Deputeti demokrat, 2 herë ministër në qeverisjen e djathtë, u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare ndërsa la pas dy fëmijë. Ai humbi jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e 20 Nentorit të 2013-ës, teksa udhëtonte nga Tirana për në Elbasan, i vetëm me automjetin e tij.

Në këtë ditë përkujtimore, lideri demokrat Lulzim Basha, në një dalje publike nga selia e Partisë Demokratike, nuk ka folur asnjë fjalë për Olldashin, por ka komentuar rezolutën e partive Popullore Europiane për situatën politike në Shqipëri. Në nder të kujtimit të tij, Basha ka bërë vetëm një status në rrjetin social Facebook ku e cilëson atë një impuls force për të gjithë demokratët pavarësisht se mungon fizikisht.

“Ditët dhe muajt ikën rrufeshëm dhe ja ku jemi një vit pa Sokolin. Ditë të vështira, të dhimbshme pa të, për familjen, miqtë dhe kolegët. E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.

Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre. Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë.

Pavarësisht se mungon fizikisht ai është sot impuls dhe forcë për të gjithë ne për të cuar përpara misionin e tij, misionin tonë të madh. Ditët, muajt, vitet do të kalojnë por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe i guximshëm”, shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here