Home Sport Skenderbeu shkruan historine ne Champions

Skenderbeu shkruan historine ne Champions

591
0

milsami-skenderbeuMilsami 0-2 Skënderbeu
Golat: Salihi 49′, 72′ (11m)

Formacioni zyrtar:
Milsami: Mitu, Rhaili, Erhan, Schedrack, Rassulov, Bolohan, Zarichnyuk, Patras, Andronic, Belak, Buda
Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radas, Nimaga, Latifi, Eskuerdinja, Lilaj, Shkëmbi, Salihi, Berisha.

Skënderbe historik. Djemtë e Josës triumfojnë në Moldavi ndaj skuadrës së Milsamit. Korçarët arrijnë të realizojnë dy herë në portën e Mitusë me anë të bomberit shkdoran Hamdi Salihi. Sulmuesi i kuqezinjëve shfrytëzon mirë rastet e krijuara dhe shënon golin e avantazhit në pjesën e dytë të takimit 49′. Ndërsa vendasit janë “hutuar” nga pësimi i golit, bardhekuqtë qarkullojnë topin në gjysmëfushën e moldavëve, të cilët vihen në rrezik. Eshttë minuta e 72′ e takimit, ndërsa Nimaga merr një top nga e djathta dhe gjuan fuqishëm drejt portës, por topi ndalet në duart e njërit prej mbrojtësve të Milsamit. Gjyqtari e sheh dhe akordon 11- metërsh për skuadrën e Josës, të cilën e konverton në gol Salihi.

Në minutat e fundit, Milsami përpiqt të krijojë raste për të shënuar, por gardiani Shehi tregohet i kujdesshëm dhe mbyll mirë. Me aktivizimin e Abilaliajt, Skënderbeu ka rastin ideal për të plotësuar tripletën triumfuese, por pa rezultat, sulmuesi vlonjat nuk arrin të finalizojë me sukses.

Pjesa e parë
Vendasit e nisin mirë, luajnë fort dhe shpejt, krijojnë disa raste të njëpasnjëshme ku vënë në rrezik Shehin, por mbrojtësit korçarë kujdesen mirë për largimin e topit nga zona. Skënderbeu i mbyll mirë 45 minutat e para, ku arrin të dominojë dhe vendosë në rrezik moldavët 25 minutat e dyta.
Minutat

Përfundon takimi, Skënderbeu fiton 0-2 ndaj Milsamit në Moldavi.
90’+3′ Rast ideal për Skënderbeu. Abilaliaj niset i vetëm në sulm, godet fuqishëm drejt portës por topi ndalet në shtyllë.
Akordohen 4 minuta shtesë
90′ Josa kryen dhe dy zëvendësimet e fundit, del autori i dy golave Salihi, futet Abibaliaj, gjithashtu dhe Berisha ka lënë lojën nën shoqërimin e duartrokitjeve, vendin e tij e ka zënë Ademir.
89′ – 90′ Gabim në mbrojtje, përfitojnë moldavët, por gardiani i kor1#arëve Shehi shpëton portën dy herë, duke mbyllur aksionin e vendasve.
87′ Lilaj pason për Nimagën në zonë, mesfushori gjuan fuqishëm por pa rezultat.
86′ Josa kryen zëvendësimin e parë, futet Progni, del Latifi
84′ Vendasit nisen në kërkim të golit. Krijojnë raste për të shënuar por mbrojtja korçare siguron largimin e topit nga zona, duke i’a lehtësuar rrezikun Shehit.
81′ Berisha gjuan fuqishëm nga e majta drejt portës, por asnjë rrezik për portierin moldav, topi përfundon jashtë kuadratit.
79′ Goditje e lirë për korçarët, e ekzekuton Shkëmbi, por topi përfundon jashtë kuadratit.
76′ Berisha “luan” me nervat e kundërshtarit ndërkohë korçarët janë në avantazh 0-2.
72′ Gooooooooolllll Salihi shënon golin e dytë nga pika e bardhë
Krosim nga e djathta për Nimagën në zonë, i cili gjuan drejt portës, por topi ndalet nga dora e njërit prej lojtarëve moldavë. Gjyqtari e sheh dhe akordon 11 metërsh për korçarët, të cilën sulmuesi shkodran e kthen në gol.
67′ – 68′ Latifi po bën një lojë të shkëlqyer. Mesfushori kosovar shfrytëzon çdo top, për ta kthyer në aksion. 21-vjeçari tenton të realizojë nga distanca por pa rezultat, topi përfundon jashtë kuadratit.
65′ Super Berisha, niset i vetëm nga e majta drejt portës, i ndjekur pas nga njëri prej mbrojtësve moldavë, të cilin e lën pas. Kosovari çon topin në zonë drejt Radas, i cili gjuan fuqishëm, por topi përfundon mbi traversë.
62′ Gafë e mbrojtësit brazilian Eskardinja, i cili humbet topin nga e djathta, përfitojnë moldavët dhe nisen në sulm duke vënë në rrezik Shehin, i cili mbrohet mirë nga lojtarët. Këta të fundit largojnë topin jashtë zone.
58′ – 59′ Vendasit qarkullojnë topin në zonën e korçarëve, tentojnë të shënojnë por topi largohet nga mbrojta e miqve.
55′ Zëvendësimi i parë për vendasit. Futet Suvorov , del Patraş
51- 52′ Korçarët rikthehen më optimist, vënë në tension vendasit, të cilët janë shpërqendruar pas pësimit të golit. Skënderbebu pranë golit të dytë, Lilaj godet fuqishëm drejt portës, por pa rezultat.
Një kombinim përfekt i Shkëmbit me Latifin nga e djathta, kosovari pason për Salihin i cili ndodhet në zonë, godet menjëherë duke kaluar kështu skuadrën në avantazh.
49′ GOOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL Skënderbeu kalon në avantazh 0-1
Stadiumi mbushet me tifozë, në pjesën e dytë të takimit janë lejuar të gjithë të futen në stadium pa biletë për të ndjekur ndeshjen.
Starton pjesa e dytë
45′ Salihi fiton goditje të lirë, e ekzekuton Radas, topi ndalet nga mbrojtja moldave, ndërsa gjyqtari mbyll 45 minutat e para të takimit.
42′- 43′ Korçarët kthehen në aksion të shpejtë ndërsa qarkullojnë për pak sekonda topin në gjysmëfushën e Milsamit. Latifi gjuan nga distanca fuqishëm por jashtë kuadratit.
41′ Andronik pason një top drejt zonës tek Boloham, por Vangjeli e çon në goditje këndi.
40′ Vendasit marrin topin, luajnë me topa të gjatë, por aksioni i tyre nuk ka sukses, rikthehen përsëri në gjysmëfushën e tyre.
38′ Berisha në të majtë gjuan lehtë, por topi përfundon në duart e portierit Mitu.
37′ Goditje këndi për Skënderbeun. Topi përfundon në këmbët e Nimagës, i cili godfet fuqishëm drejt portës por pa rezultat.
35′ Përsëri korçarët luajnë në zonën e vendasve, Lilaj dhe Latifi fusin në panik mbrojtjen e Milsamit, por nuk arrijnë të finalizojnë me sukses.
34′ Korçarët zotërojnë topin, ndërsa kombinojnë mjaftë mirë me njëri – tjetrin. Nimaga gjuan nga distanca por topi përfundon jashtë kuadratit.
31′ Vendasit ekzekutojnë një tjetër rivënie anësore. Berisha largon topin nga zona.
30′ Rivënie anësore për vendasit, asnjë rrezik për korçarët, topi kontrollohet me qetësi nga gardiani Shehi.
28′ Korçarët luajnë në gjysmëfushën e vendasve, Latifi dhe Nimaga kombinojnë me njëri- tjetrin, por bllokohen nga mbrojtja moldave.
26′ Dy goditje këndi radhazi për Skënderbeun,i ekzekuton Shkëmbi, Latifi çon topin në zonë, ndërsa Salihi ka rastin më të mirë të shënojë para portës por nuk arrin.
25′ Aksion i gjatë i Milsamit që për pak sa nuk shënon Bud.
Afro 5000 mijë tifozë moldavë mbështesin Milsamin. 10 autobuzë kanë ardhur nga qyteza e Orheit, udhëtimin e biletat e të cilëve i ka paguar presidenti i skuadrës së Milsamit.
23‘ Skënderbeu përpiqet të balancojë agresevitetin e vendasve, që janë dukshëm superiore në aspektin ateltik dhe atë fizik.
22‘ Inkursion nga e majta e Berishës, gjuan nga jashtë zonës diagonalisht por topi përfundon pak centimetra mbi traversë.
19′ Gafë e Eskuardinjas. ja dorëzon topin kundërshtarëve, por korçarët mbrohen mirë, duke larguar topin nga zona.
18′ Goditje nga e djathta, topi përfundon në duart e portierit Shehi.
14- 15′ Tre Goditje këndi radhazi për Milsamin. Shehi largon me vështërsi në dy raste, vendasit rrezikojnë të shënojnë, por korçarët përballojnë mirë presionin brenda zonës.
13′ Skënderbeu ka rastin më të mirë të mundshëm të realizojë, pas një aksioni të shpejtë nga e djathta por nuk arrin të finalizojë. Ndërkohë menjëherë vendasit janë kthyer në kundërsulm.
10′ Korçarët qarkullojnë topin pë pak minuta, dhe provojnë me anë të dyshes Berisha – Vangjeli, por pa rezultat.
7′ Moldavët qarkullojnë topin më shumë, kërkojnë me “ngulm” golin e avantazhit, ndërsa lojtarët e Skënderbeut tregohen të kujdesshëm në mbrojtje duke larguar topat e rrezikshëm nga Shehi.
5‘ Skënderbeu shpëton nga goli. Një kundërsulm i shpejtë nga Milsami me anë të Patras i cili niset i vetëm drejt portës dhe godet menjëherë por topi përfundon jashtë kuadratit.
2′ Janë përsëri moldavët të cilët nisin një aksion të shpejtë nga e majta, por pa rezultat, topi ndalet në këmbët e korçarëve të cilët e kthejnë në lojë.
1′ Vendasit luajnë në gjysmëfushën e korçarëve, duke tentuar të realizojnë që në minutat e para, por mbrojnë mirë djemtë e Josës.
Starton sfida mes Milsamit dhe Skënderbeut, e velfshme për turin e tretë të Ligës së Kampionëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here