Home Sport Skenderbeu e mbyll me humbje aventuren ne Ligen e Europes

Skenderbeu e mbyll me humbje aventuren ne Ligen e Europes

597
0

sk-lokomotivaSkënderbeu-Lokomotiva e Moskës 0-3
Golat:
Tarasov 18′, Niase 89′, Samedov 90’+1′

Formacionet zyrtare

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Ademir, Radas, Abazi, Latifi, Eskuarinja, Lilaj, Salihi, Berisha, Olainka; Trajner: M.Josa.
Lokomotiva e Moskës: Guilherme, Pejcinovic, Mikhalik, Denisov, Shishkin, Kasaev, Kolomeytsev, Samedov, Tarasov, N’Dinga, Niasse;
Trajner: I.Cherevchenko

Skënderbeu e mbyll me humbje aventurën në Ligën e Europës. Korçarët janë mposhtur me rezultatin 0-3 në “Elbasan Arena” nga Lokomotiva e Moskës. Një gol të pësuar në pjesën e parë dhe dy të tjerë në minutat e fundit të takimit kanë lënë shije jo të mirë tek tifozëria vendase.

Kampionët në këtë sfidë nuk arritën të dëshmojnë vlerat e grupit dhe pse qarkullonte më shumë se sa kundërshtari. Krahu i djathtë me Latifin dhe Ademirin lë për të dëshiruar, ndërsa i vetmi kërcenim serioz për rusët mbetet Berisha në të majtë, por që i vetëm nuk ja del.

Në gjashtë ndeshje të realizuara në Grupin H, kampionët e Shqipërisë regjistrojnë 5 humbje dhe një fitore 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës.

Pjesa e dytë

45 minuta të vakëta, që nuk dhurojnë shumë emocione, pak raste dhe dy gola të shpejtë në fund nga kundërshtarët. Rusët e nisin me qetësi fraksionin e dytë, qëndrojnë prapa për të mbrojtur rezultatin duke mos i lënë hapësira kundërsulmi vendasve të cilët e kanë të vështirë të finalizojnë.

Pjesa e parë

Lojë e ekulibruar dhe minuta të luftuara nga të dyja skuadrat.Skënderbeu zhvillon një pjesë të parë të mirë dhe pse pëson brenda pak minutash në një kudërsulm nga e majta. Tarasov arrin të devijojë mbrojtjen vendase duke mposhtur portierin Shehi dhe kalon skuadrën në avantazh. Dhe pse në disavantazh korçarët nuk e ulin ritmin e lojës, por tentojnë të gjejnë golin e barazimit. Aksionet e Berishës nga e majta nuk japin rezultat, pasi mbyllen mirë nga rusët. Ndërkohë Salihi ka një rast të artë të barazojë shifrat në minutat e fundit, por nuk ja del. Sulmuesi shkodran merr një pas nga Latifi në qendër, ku i vetëm përballë portës gjuan por topi përfundon jashtë kuadratit.

Minutat

90’+1′ GOL! Kundërsulmojnë miqtë. Samedov treshifron rezultatin në minutën e parë shtesë.
Akordohen 3 minuta shtesë
89′ GOL!
Gafë në mbrojtje e Jashanicës. Niase parakalon mbrojtësin kosovar dhe çon topin në rrjetë.
85′ 
Pranë golit Lokomotiva,Niase godet me të djathtën drejt portës korçare por pa rezultat.
83′
Maikon provon të realizojë, godet nga e djathta por pret Shehi.
82′
Zëvendësimi i dytë tek Skënderbeu. Futet Djair, del Eskuardinja.
82′
Zëvendësimi i dytë tek Lokomotiva. Futet Ďurica, del Mikhalik.
78′ 
Niasi shkaktonfaull ndaj Berishës, ndëshkohet me të verdhë. I katërti karton i verdhë për skuadrën ruse.
75′
Zëvendësimi i parë te Lokomotiva. Futet Maikon, del Kasaev.
72
‘ Josa kryen zëvendësimin e parë. Del Latifi, futet Progni.
65′ 
E katërta goditje këndi për Skënderbeun. 
65
‘ Abazi kroson nga e djathta një top të gjatë për Salihin në zonë por devijon Denisov. 
62′ 
Rrëmujë në gjysmëfushën e Lokomotivës, korçarët provojnë të fianlizojnë aksionet por nuk ja dalin. Lilaj provon nga distanca, godet fuqishëm drejt portës por jashtë kuadratit.
59′ 
Bajram Rashanica ndal vrapin e Niase dhe largon rrezikun nga zona. Mbrojtësi duartrokitet nga tifozët korçarë për duelin e fituar.
57′ 
Mundësi për Skënderbeun. Krosim për Salihin nga e djathta, por topi përfundon tek Berisha, i cili gjuan fuqishëm drejt portës por jashtë kuadratit.
55′
 Niase shfaq rrezik për Shehin, lojtari rus merr një top nga e djathta tenton të gjuajë por ndal Radas.
53′ 
Kros nga e majta për Niase në zonë, por del Shehi dhe zotëron topin. 
49′
Tension në fushë, faulle dhe ndërhyrje të gabuara. Autori i golit, Tarasov ndëshkohet me të verdhë.
Starton pjesa e dytë


Asnjë minutë shtesë, mbyllet pjesa e parë 0-1 për skuadrën e Lokomotivës së Moskës.
44′ 
Bernard Berisha lufton mirë për topin, gjen hapësirë godet por pa rezultat. 
43′ 
Aksion i Skënderbeut, Latifi pason për Salihin i cili zhvendoset majtas brenda zonës, godet por jashtë kuadratit. Mundësi e artë për shkodranin të barazaojë shifrat por nuk ja del. 
41′  
Lokomotiva kthehet në mbrojtje për të mbrojtur rezultatin, ndërkohë Skënderbeu tenton të gjejë golin e barazimit.
35′
 Samedov shkakton faull ndaj Berishës, ndëshkohet me të verdhë.
34′ 
Abazi kroson nga e majta për Olainkën në zonë, i cili provon me roveshatë, topin e merr Salihi gjuan por pa rezultat. 
31′
Tension në mesfushë, rrëzohet Lilaj, ndërsa Olainka shkakton faull ndaj kundërshtarit, proteston dhe ndëshkohet me të verdhë.
27′ Mundësi e mirë për Skënderbeun. Olainka nga e djathta pason një top për Latifin në qendër, por mesfushori vonon, nuk pason, gjuan por pa sukses.
22′
Pas golit të pësuar, tifozët e skuadrës korçare bien në heshtje… ndërsa e nisën me këngë dhe energji mbështetëse ndaj lojtarëve të ekipit të tyre.
18′ GOL! 
Aksion i rusëve. Kros nga e majta për Tarasov në zonë, i cili godet fuqishëm drejt portës dhe realizon. Skënderbeu 0-1 Lokomotiva e Moskës.
13′ 
Aksion i Lokomotivës, Niase merr një top në zonë godet drejt portës por pret Shehi. SHpëton për mrekulli porta e korçarëve.
11′
Rast për Lokomotivën.  Kros nga e djathta për Niase, i cili godet menjëherë drejt portës por topi devijohet nga mbrojtja vendase.
10′ Skënderbeu po luan më mirë në minutat e para të sfidës, zotëron topin dhe tenton të gjejë hapësirë në gjysmëfushën e rusëve. 
05′
Shishkin shkakton faull ndaj Berishës, ndëshkohet me të verdhë. 
04′
Berisha provon me të djathtën nga e majta, por pret portieri i rusve. 
02′
Goditje dënimi për Skënderbeun, e ekzekuton Radas, topi ndalet nga mbrojtja mike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here