Home Sport Skandal ne ndeshjen Flamurtari – Teuta, lojtaret qesharake me veprimet e tyre

Skandal ne ndeshjen Flamurtari – Teuta, lojtaret qesharake me veprimet e tyre

588
0

flamurtari-teutaSkandal në Vlorë, Teuta i hap portën Flamurtarit dhe bëhet gaz i botës. Një ndeshje e turpshme është zhvilluar dje, teksa në 15 minutat e fundit (duke futur këtu edhe shtesën prej pesë minutash) lojtarët e të dyja skuadrave janë bërë qesharakë me veprimet e tyre. Një teatër i shëmtuar, që është kontestuar ashpër edhe nga tifozët vendës, pavarësisht se rezultati përfundimtar ishte 2-1 për Flamurtarin. Portieri Alfred Osmani, i cili zëvendësoi në fundin e pjesës së parë kapitenin Rizvani, ishte hero për Teutën deri në minutën e 80-të, por kur loja po shkonte drejt fundit, ai nxitonte për të pësuar. Situata u bë shumë qesharake, pasi sulmuesit vlonjatë gabonin para portës.
Ndeshja – Një futboll i vërtetë u pa në shumicën e kohës së rregullt. Flamurtari e nisi takimin me një formacion të rinovuar, teksa debutuan mbrojtësi Tomiç dhe mesfushori Nikoliç, të cilët e nisën si titullarë. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe kosovari Maxhuni, i afruar gjithashtu gjatë merkatos së janarit. Për probleme shëndetë- sore mungoi kosovari tjetër Avni Pepa, por gjithsesi bashkë me mesfushorin Albin Hoxha, nuk u federua në kohë dhe nuk mund të ishte i gatshëm për këtë takim. Loja filloi me gol për Flamurtarin, teksa që në minutën e katërt, pas insistimit të kapitenit Telushi, është sulmuesi Abilaliaj që shënon. Mirëpo, me kalimin e minutave vlonjatët lëshojnë terren dhe e pësojnë nga një goditje standarde. Dalja e gabuar e Ilion Likës bën që të shënonte Çota me portën e boshatisur. Pjesa e parë mbyllet 1-1, ndërsa e dyta nis nën diktatin vlonjat, por që hera herës kërcënohet nga ndonjë tentativë e durrsakëve. Rastet e shpërdoruara janë të shumtë, teksa Lena, Nikoliç, Shehaj dhe Abilaliaj nuk u besojnë syve. Portieri Osmani ishte më i mirë në fushë deri në minutën e 80-të, por më pas çdo gjë u “fik” si me telekomandë.

Teatri – Lojtarët e Teutës, veçanërisht mbrojtësit, shthuren totalisht, duke lënë hapësira pa fund në zonë për sulmuesit kuqezi. Alarmin për një ndeshje të toleruar e jep një goditje këndi e vlonjatëve, teksa pas krosimit në zonë, edhe vetë Abilaliaj befasohet kur e shikon veten të lirë. Mirëpo, nga ky çast nis një lojë sa e turpshme, por edhe humoristike. Mbrojtësit e Teutës lënë lojtarët vlonjatë të bëjnë çfarë të duan, por këta të fundit janë të dobët në shënjestër, teksa gjuajnë në duart e Osmanit. Mirëpo, kur jepen pesë minuta shtesë, humbet edhe durimi i portierit. Ky i fundit, në vend që të vononte lojën, pasi një pikë e marrë në Vlorë do të ishte mision i kryer për Teutën, nxiton të “shërbejë” për sulmuesit vlonjat. Pra, lojtarët miq ishin aq të sikletosur në fund, saqë mendonin të shënonin edhe vetë në portën e tyre. Skena të denja për estradë, por gjithsesi në fund ishte Shehaj që i çliroi të gjithë me golin e… shumëpritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here