Home Sociale Sistemet e ngrohjes, kontroll ne cdo shkolle

Sistemet e ngrohjes, kontroll ne cdo shkolle

1812
0

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka kërkuar nga të gjithë drejtuesit e shkollave dhe drejtoritë arsimore në qarqe që të kontrollojnë sistemet e ngrohjes së ambienteve mësimore, marrë shkas nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Shupenzë të Dibrës.

Kontrolli duhet të kryhet në bashkëpunim me pushtetin vendor gjatë kësaj fundjave, ndërkohë që është urdhëruar ndalimi i mësimit në shkollën Rifat Manjani të Shupenzës deri në testimin e plotë të kaldajës që punon me pelet.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orës së dytë të mësimit, kur nga kaldaja doli tym, e për pasojë 60 nxënës mbetën të asfiksuar.

Ministria e Arsimit thotë se një nxënës dhe një mësuese e kësaj shkolle janë transportuar drejt Tiranës për një mjekim të specializuar, ndërkohë që situata ndiqet nga afër nga ministra Nikolla dhe ajo e Shëndetësisë, Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here