Home Shendetesi Si te trajtojme kapilaret e kuq ne fytyre

Si te trajtojme kapilaret e kuq ne fytyre

2596
0

rosacea-fytyre-e-kuqeKapilarët e kuq mund të shfaqen në zona të ndryshme të trupit, duke përfshirë dhe fytyrën. Në fytyrë, kapilarët janë më të dukshëm në mollëza dhe përreth apo dhe mbi tërë hundën. Në disa raste, ata shkaktojnë kruarje, por kjo nuk ndodh gjithmonë. Llojet e kapilarëve mund të jenë të ndryshëm, në varësi të shkakut të tyre.

Disa nga shkaqet e kapilarëve të kuq të fytyrës.

1. ALERGJIA, që shkaktohet nga veshjet e ndryshme, ushqimet, produktet kozmetike apo dhe efektet anësore të ilaceve, bën që të shfaqen në zona të lëkurës kapilarë të kuq.

2. KUSHTET KLIMATERIKE. si një dimër shumë i ftohtë apo një verë shumë e nxehtë, mund të shkaktojë shfaqje të kapilarëve të kuq, veçanërisht në fytyrë pasi është dhe pjesa më e ekspozuar e trupit ndaj këtyre elementeve, që dhe shkaktojnë humbje të elasticitetit të lëkurës në mënyrë të shpejtë.

3. DJEGIA NGA DIELLI. Nëse lëkura është e ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj rrezeve të diellit, që mbartin sasi të larta ultraviolet, rrjedhimisht do të shfaqen mbi lëkurë (sidomos në fytyrë) shenja alergjie, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje apo kruarje.

4. ALKOOLI. Është një ndër shkaktarët kryesorë, sidomos tek meshkujt.

5. STRESI. Po vërtetohet çdo ditë e më shumë që stresi është një shkaktar potencial dhe i sëmundjeve apo problemeve të lëkurës.

Siç e thamë dhe më lart, janë të shumta arsyet që shkaktojnë shfaqjen e kapilarëve të kuq në lëkurë, ndaj është shumë e rëndësishme të ndiqen këshillat mjekësore, nëse ato shfaqen.

Si të parandalojmë shfaqjen e kapilarëve të kuq?

1. Duke e trajtuar gjithmonë fytyrën apo lëkurën në tërësi me kremëra profesionalë hidratues dhe duke pirë sasi të mëdha uji (deri në dy l ujë) ne mund të parandalojmë shfaqjen e kapilarëve të kuq.

2. Përpara se të dilni nga shtëpia, ju duhet të përdorni gjithmonë krem me faktor mbrojtës kundra diellit. Përpiquni të gjeni kremin e duhur me faktorin e lartë mbrojtës, SPF 30.

3. Duhet ta ruani fytyrën nga ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

4. Duhet të shmangni produktet kozmetike, nëse i keni konstatuar si shkaktarë alergjie në fytyrën tuaj.

5. Duhet të shmangni ushqime si çokollata, kikirikët, gruri, produkte qumështi, mish apo vezë. Mënyrat e gabuara të jetesës dhe dietat, janë në ditët e sotme ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së kapilarëve të kuq të fytyrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here