Home Shendetesi Si te kontrollosh diabetin pa ilace

Si te kontrollosh diabetin pa ilace

1460
0

Njerëzit me diabet duhet të merren me joga për të mbajtur gjendjen në kontroll. Këtë përfundim ka nxjerrë një studim i ri në të cilin u përfshinë 1292 persona të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit. Atyre iu mat niveli i sheqerit në gjak para dhe pas sesionit të joga-s.

“Mundet që një seancë e vetme të ndihmojë në uljen e nivelit të glukozës në gjak”, ka thënë Venugopal Vijayakumar, doktori i cili realizoi studimin. “Ndryshimet mund të jenë të dukshme që në ditët e para të ushtrimit. Gjithsesi ne rekomandojmë të praktikohet rregullisht për të paktën 3 muaj që të duket përmirësimi në kontrollin glicemik që bëjnë personat e sëmurë”, ka shtuar ai.

Duke bërë 45 minuta këtë praktikë të lashtë relaksuese për 10 ditë mund të ulet niveli i sheqerit në gjak. Madje pas disa seancave të vazhdueshme, disa pacientë mund të jenë në gjendje të ndërpresin mjekimin që marrin për të mbajtur gjendjen në kontroll.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here