Home Bukuria Si ndikon grimi ne shendetin tone

Si ndikon grimi ne shendetin tone

1167
0

Popullariteti i produkteve kozmetike sot duket se është më i madh se kurrë më parë në historinë njerëzore. Business Wire thekson se kozmetika globale në treg ka arritur një nivel të pabesueshëm prej 460 miliard $ vetëm në vitin 2014. Ekspertët parashikojnë se tregu global për produktet e bukurisë do të vazhdojë të rritet me një normë vjetore prej 3.8% në pesë vitet e ardhshme.

Ne jemi vetë dëshmitarë se sa e madhe është industria e kozmetikës. Vetëm duke menduar numrin e madh të produkteve kozmetike që ne shohim sot, mund të jetë e pabesueshme. Kozmetika është duke u shtuar në faqet e mediave sociale si YouTube e cila kishte një total prej 123,164,115 parapagues të kozmetikës në vitin 2015. Këto shifra flasin për vete, por për ne dëshmojnë se jemi duke u bërë një shoqëri e varur nga kozmetika.

Njerëzit kanë përdorur grimin për të paktën 5000 vjet, me qëllim përmirësimin e zbukurimit të tipareve të fytyrës që mendojmë se janë joshëse dhe për të fshehur të metat e dukshme si shenjat dhe simptomat e para të rrudhave. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe dëshira për tu zbukuruar herë pas here, grimi bëhet problem kur krijon varësi psikologjike.

Një studim i kryer nga The Renfrew Center Foundation ka zbuluar se gati gjysma (44%) e të gjitha grave kanë deklaruar se ndjehen të shëmtuara pa grim. Por problemi i mbështetjes në grim për të ndërtuar vetë-veten nuk ka fund. Gjithnjë e më shumë mjekët, shkencëtarët dhe konsumatorët vazhdimisht po shqetësohen se si grimi po ndikon në shëndetin tonë fizik.

Rreziqet nga produktet e grimit

Të gjitha produktet kozmetike, nga bazat deri në vendosjen e pluhurave (pudër), përmbajnë një numër të madh të kimikateve, disa prej të cilave mund të janë të rrezikshme për shëndetin. Kimikate të caktuara në përbërjen e grimit ndërveprojnë me lëkurën tonë duke shkaktuar tharjen dhe lëvorëzimin e saj, madje edhe reaksione alergjike.

Por ajo që është shqetësuese është fakti se këto kimikate kanë aftësinë të depërtojnë në shtresat më të thella të lëkurës dhe të hyjnë në gjak. Nëse këto kimikate ndodh që janë toksike, atëherë ekspozimi kronik ndaj tyre paraqet një rrezik të madh për shëndetin.

Grimi ka qenë një rrezik real prej shumë kohësh e deri tani. Një studim i publikuar në Journal of Archaeological Science ka zbuluar se eshtrat e fëmijëve japonezë nga periudha Edo përmbanin nivele të metaleve toksike me dhjetra herë më të larta se pragu i sigurisë.

Hulumtuesit thanë se shkaku ishte përdorimi i pluhurit (pudrës) të bardhë të fytyrës, nga gratë që i ushqenin me gji, që përmbante nivele të rrezikshme të plumbit dhe mërkurit. Një tjetër studim nga 1991 të mostrave të mbledhura nga përbërja e grimit të qepallave të syve nga vendet e botës së tretë ka zbuluar se shumë mostra kishin nivele të rrezikshme të plumbit.

Por gjërat nuk duken shumë më ndryshe edhe sot. Një studim i fundit i bërë nga Breast Cancer Fund – BCF për projektin e tyre Fushata për Kozmetikë të Sigurt (The Campaign for Safe Cosmetics) zbuluan se pothuajse gjysma e fëmijëve të testuar për produktet e grimit për festën e Halloween-it përmbanin kimikate të ndaluara dhe të dëmshme.

Megjithatë, shumica e këtyre kimikateve toksike janë gjetur në nivele shumë të ulëta dhe si i tillë nuk duhet të ketë rezultate negative të menjëhershme shëndetësore. Për më tepër, grimi mund të jetë i keq për gjendjen e lëkurës tuaj dhe për të shpëtuar nga puçrrat në fytyrë shpesh përballeni me dilemën a të përdorni apo jo grimin, që është e njohur se mbyllë poret.

Disa kimikate të dëmshme të zbuluara në studimet e Breast Cancer Fund – BCF

Kadmiumi

Një metal i butë, ngjyrë kaltërt-bardhë që studimet e kanë lidhur me dështimin e veshkave, sëmundje të kockave dhe madje edhe kancer. Hulumtuesit besojnë se kadmiumi bëhet toksik edhe në nivele më të ulta të limiteve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Administrata e ushqimit dhe barnave (Food and Drug Administration – FDA) ka kryer një test të metaleve të rënda që gjenden në kozmetikë popullore. Kadmiumi u gjet në disa produkte të: Estee Lauder, Jafra Cosmetics, l’Oreal, Yves Rocher, Revlon, Proctor dhe Gamble, Mary Kay, dhe Jane & Co përfshirë edhe hijet pluhur për sy, hijet krem për sy, bazës për sy, si dhe themelet.

Tolueni

Një hollues (tretës) ngjyre studimet sugjerojnë se mund të dëmtojë sistemin nervor dhe të çojë në çrregullime neurologjike të tilla si çmenduri. Tolueni është gjetur në disa produkte për thonjtë, si dhe disa ngjyra për flokë.

Benzofenoni

Përdoret në produkte si bazë për mbrojtje kundër dritës UV. Një artikull i publikuar në Dermatitis, thekson se benzofenoni mund të shkaktojë reaksione alergjike, si skuqjen e lëkurës dhe madje edhe shok anafilaktik. Benzofenoni është gjetur në balsam buzësh, bazat, manikyrin e thonjve, aromat, shampone, kondicioner, spray për flokë, dhe kremë fëmijësh për mbrojtje nga rrezet e diellit.

Parabeni

Ky kimikat shtohet në produktet kozmetike për të parandaluar rritjen e jashtëzakonshme të baktereve. Parabeni është pengues potencial endokrin dhe një studim ka zbuluar praninë e këtij kimikati në indet e kancerit të gjirit duke ngritur shqetësime të mëtejshme. Parabeni zakonisht përdoret në parfume dhe kolonjë, por gjithashtu mund të gjendet në xhel dushi, shampone, kondicionerë dhe losione.

Plumbi

Metal i rëndë i pranishëm në një numër të madh të produkteve për grim, sidomos ato me më shumë pigment si bazat, rimel, buzëkuq dhe eyeliner. Plumbi është shumë toksik, kur hyn në gjak është zbuluar se shkakton çrregullime neurologjike, por edhe infertilitet dhe kancer.

Plumbi më së shumti gjendet në produktet për buzë, përfshirë buzëkuqët, shkëlqyes buzësh dhe lapsa buzësh. Ai është gjetur edhe në ngjyra për flokë, maskara, hijëzues për sy, skuqës dhe baza. Në studimin e laboratorit të Administratës së ushqimit dhe barnave (FDA), plumbi është gjetur në sasi të vogla ose gjurmë në çdo produkt të testuar, përveç në pluhur (pudër) për fëmijë dhe disa kremra.

Talc (pluhur)

Një mineral i përdorur në kozmetikë pluhur, si pluhuri i presuar bazë dhe skuqës, por edhe në baza të lëngshme. Minerali është gjetur shpesh i kontaminuar me asbest që është një kancerogjen i njohur. Ka pasur një numër të madh studimesh që e lidhin talkun pluhur me kancerin ovarian sipas një shqyrtimi të publikuar në Gazetën Evropiane për Parandalimin e Kancerit.

Tallku është gjetur në pluhurat për fëmijë më të famshme, por ai është i pranishëm edhe në deodorante, produkte të higjienës femërore, hijëzues pluhur për sy dhe baza, buzëkuqë dhe maska për fytyrë.

Edhe pse shumica e këtyre kimikateve nuk vijnë në sasi që do të provonin shkencërisht shkaktimin e rezultateve negative shëndetësore, ekspozimi kronik ndaj toksinave nga përdorimi i përditshëm i grimit mund të jetë një arsye për shqetësim, siç shpjegon Julia R. Barrett për Environmental Health Perspectives.

Nëse dëshironi të mbroni shëndetin dhe pamjen tuaj të mirë, atëherë lexoni etiketat me kujdes dhe zvogëloni sasinë e grimit që ju përdorni. Konsumatorët me kalimin e viteve janë bërë mjaft të ndërgjegjshëm për shëndetin dhe si rezultat shohim një rritje të produkte natyrore për grim.

Si shembuj përfshihen Josie Maran Cosmetics, ILIA, Dr. Hauschka, Physicians Formula, dhe shumë të tjerë.

Është gjithashtu një ide e mirë të praktikoni ‘ditë pa grim’ të cilat do të reduktojnë ndjeshëm ekspozimin tuaj ndaj kimikateve të dëmshme që mund të fshihen edhe në produktet më të mira kozmetike që ju keni. Një gjë tjetër që duhet mbajtur mend është të blini grim nga kompanitë me reputacion që shesin produkte klinikisht të testuara, pasi që këto kanë më pak gjasa të përmbajnë përbërës të dëmshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here