HYRJE Bota Shteti Islamik hedh në erë xhaminë historike të Mosulit të ndërtuar në...

Shteti Islamik hedh në erë xhaminë historike të Mosulit të ndërtuar në 1172

0
15

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Irak, ku Ministria e Mbrojtjes së këtij vendi tha se militantët e Shtetit Islamik kanë hedhur në erë xhaminë Grand Al-Nuri në Mosul dhe minaren e saj të veçantë.

Xhamia është ndërtuar në vitin 1172. Minarja e saj është njohur si Al-Hadba, ose “gungë” , pasi ka anuar kah njëra ana, si Kulla e Pizës në Itali. Udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, është shfaqur në xhaminë Grand al-Nuri në korrik të vitit 2014, për të shpallur formimin e “kalifatit islamik”.

Shteti Islamik, përmes ueb-faqes së tij Amaq, tha se xhamia është shkatërruar nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara.
Por, një zëdhënës i koalicionit që lufton grupin ekstremist në Irak, tha se në zonën ku ndodhet xhamia, nuk ka pasur sulme ajrore.
Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik qysh në vitin 2014 dhe forcat irakiane janë duke luftuar për rikthimin e tij.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here