Home Teknologji Shtepite inteligjente te se ardhmes

Shtepite inteligjente te se ardhmes

705
0

1472808185shtepiaaaTeknologjia po zë gjithnjë e më shumë vend në modelimin dhe mobilimin e shtëpive, por sërish mbetet ende larg premtimit të kompanive që operojnë në këtë fushë për “banesa inteligjente”.

Të tilla banesa janë objektiv i së ardhmes dhe këti objektivi i shërbeu edhe panairi “Smart Home” në Berlin.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair paraqitën produktet e tyre, një ndërthurje mes klasikes, modernes dhe natyrales. Ato thonë se e ardhmja shtëpive “HiTech” është tani.

Fshesë me korrent inteligjente, sobë, frigorifer dhe pajisje të tjera të kuzhinës, që të gjitha inteligjente, sistem ndriçimi dhe ajrimi inteligjent, që fiket kur ju largoheni dhe ndizet sapo ju hapni derën.

Që të gjitha këto ishin pjesë e risive që solli panairi në fjalë, ku të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u zotuan për ofrimin e gjithë këtyre për konsumatorët në masë. Por, të paktën deri më tani, ajo që e ndalon shndërrimin e “Smart Home” në një trend është kostoja, që për analistët do të kërkojë edhe të paktën një dekadë që të ulet ndjeshëm e të bëhet e përballueshme për masat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here