Kuqezinjtë e Gianni De Basit fitojnë 0:3 sfidën direkte ndaj Izraelit në Haifa, duke i kthyer kështu të njëjtin rezultat me të cilin ata fituan në “Elbasan Arena” në nëntor të vitit të kaluar, në atë sfidë plot polemika dhe dyshime për arbitrimin e ndeshjes.

Dy herë e djathta vrasëse e Armando Sadikut dhe mesfushori Ledian Memushaj gjunjëzuan vendasit, në sfidën eliminatore për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

0:3 për Shqipërinë dhe rimarrja e vendit të tretë në Grupin G duket se tashmë është një mision i kryer nga kuqezinjtë.

Shqipëria ka nëntë pikë pas gjashtë ndeshjesh, po aq sa edhe Izraeli, por me golavarazh më të mirë. Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do jetë ajo kundër modestëve të Liechtenstein në dy shtator.

Pjesa e parë 0:2
Shqipëria kryesoi 0:2 pjesën e parë të takimit falë dy golave të bomberit kuqezi dhe mesfushorit vlonjat Memushaj. Golat e takimit u shënuan në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e 21 dhe 43 nga pothuajse i njëjti pozicion.

Vlen të theksohet dopieta e Sadikut i cili si në rastin e golit të parë ashtu dhe të dytin tre minuta nga fundi i 45 minutëshit të parë, Sadiku gjuajti fort nga distanca me të djathtën duke mos i dhënë asnjë shans portierit vendas.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 0:2 për Shqipërinë.

Pjesa e dytë
Edhe fraksioni i dytë i lojës flet për ekipin e De Biasit.

Në minutën e 70 të takimit kuqezinjtë shënojnë golin e tretë pas një kundërsulm i shpejtë në krah.

Sokol Çikalleshi, i sapofutur në lojë si zëvendësues i Sadikut, jep një top të saktë për Memushajn i cili shënon me lehtësi në portën e Goresh.

Shqipëria hakmerret kështu ndaj Izraelit për humbjen 0:3 që na shkaktoi në atë takim plot polemika lidhur me arbitrimin e ndeshjes në nëntor të vitit të kaluar. ​

Ndeshja Izrael-Shqipëri


VIDEO-Gol i tretë i shënuar nga Memushaj

Ora 22:15 Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj Izraelit
Ledian Memushaj, mesfushori kuqezi i Pescarës në kampionatin italian të futbollit, shënon golin e tretë për Shqipërinë ndaj Izraelit, në ndeshjen e cila po luhet në Haifa.

Një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjve nxjerr Memushajn të vetëm përballë portierit Goresh, duke e mposhtur atë për të tretën herë gjatë këtij takimi.

Ora 21:50 Nis pjesa e dytë e takimit, s’ka ndryshime në formacion

Ora 21:35 Përfundon pjesa e parë Izrael-Shqipëri 0:2

Ora 21:30 Sadiku shënon sërish, Shqipëria kryeson 0:2
Armando Sadiku ka shënuar sërish një gol mjaft të bukur nga jashtë zone në minutën e 43.

Shqipëria kryeson pjesën e parë me shifrat 0:2.

VIDEO-Goli i dytë i shënuar nga Sadiku

Ora 21:06 Shqipëria kalon në avantazh, shënon Armando Sadiku
Shqipëria kalon në avantazh në Haifa përballë Izraelit vendas. Armando Sadiku gjuan fort nga 20 metra dhe shënon, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve.


VIDEO-Goli i parë i shënua nga Sadiku

Ora 20:45 Nis sfida Izrael-Shqipëri
Ka nisur ndeshja Izrael-Shqipëri në Haifa e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Armando Sadiku ka startuar titullar që nga minuta e parë. Ai ka fituar besimin e trajnerit Gianni De Biasi i cili i ka besuar sulmuesit të Luganos përpara Sokol Çikalleshit.

Në portë luan Thomas Strakosha, ndërsa vija e mbrojtjes, në mungesë të Ansi Agollit, përbëhet nga Naser Aliji i Kasierslautern në Bundesligën e dytë gjermane, Hysaj në të djathtë dhe Gjimshtin me Mavrajn në qendër.

Përpara mbrojtjes në rolin e një kontrollori luan Burim Kukeli.

Mesfusha përbëhet nga Odise Roshi në të djathtë, Abrashi e Memushaj në qendër dhe Jahmir Hyka në të majtë.

Ndërsa sulmi është i tëri për Armando Sadikun. Kuqezinjë janë optimistë për një fitore në Izrael, pasi kanë zhgënjyer në takimet e fundit eliminatore për Kupën e Botës Rusi 2018.

Kompeticion për të cilin kuqezinjtë janë jashtë objektivave, në një grup ku ndodhen edhe Spanja kryesuese me Italinë e vendit të dytë.

Fanellat e bardha i sjellin fat Shqipërisë
Fanellat e bardha i sjellin fat Shqipërisë, pasi fituan 0:3 në transfertën ndaj Izraelit.

Kombëtarja shqiptare luajti këtë mbrëmje ndeshjen ndaj Izraelit në Haifa, me uniformat e reja, pak ditë pas prezantimit nga Macron.

Fanella e bardhë është uniforma e dytë e ekipit kur udhëton jashtë.

Në tre takimet e para që pas zyrtarizimit të firmës me Macron, Shqipëria ka luajtur me uniformën kuqezi dhe të tre sfidat janë humbur.

Shqipëria ka humbur ndeshjet e fundit si ato eliminatore dhe miqësoret. E fundit ndaj modestëve të Luksemburgut një javë më parë me rezultatin 2:1.

Ndërsa në Izrael, kuqezinjtë treguan anën e tyre më të mirë, duke shënuar kthesën dhe njëherazi hakmarrë për humbjen e thellë  3:0 në nëntor të 2016-ës në “Elbasan Arena”

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here