Shqiperia ne Venecia me polifoni

0
84

big_big_7_qershor_rama_venecia_lajmNga e shtuna, në Venecia do të hapë dyert Bienalja e Arkitekturës 2016, ku merr pjesë në një mënyrë krejt të veçantë edhe Shqipëria.

Vendi do të jetë i pranishëm në këtë event 6-mujor me sektorin e vet, ndërsa për hapjen e tij është menduar një mënyrë krejt e veçantë.

Katër grupe të ndryshme të muzikës izopolifonike do të performojnë në hapje, ku tema kryesore është emigrimi.

Për këtë arsye, vetë Ministria e Kulturës çeli një konkurs kohë më parë për tekste kushtuar fenomenit të emigrimit, një fenomen që popullin shqiptar e ka shoqërua në pjesën më të madhe të historisë së vet, e që sot është më aktual se kurrë edhe në Bashkimin Europian.

Mes personave që kanë paraqitur tekste për këtë temë, ka qenë edhe një emër i veçantë. Kundërshtari i palëkundur i masave ekonomike shtrënguese në Greqi, Janis Varufaqis, që ka përjetuar edhe personalisht për vite me radhë emigracionin, ka shkruar një tekst përvojën e vet.

Teksti i ish-ministrit grek të ekonomisë flet për mallin dhe të qënurit larg familjes dhe vajzës së tij.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here