HYRJE Kuriozitete Shqiperia, nder vendet me paqesore ne bote

Shqiperia, nder vendet me paqesore ne bote

0
51

Institutit për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjetor për vendet më të paqësore në botë, ku theksohet fakti i përparimit dhe i rritjes së qetësisë në Kosovë dhe Vietnam, pavarësisht konflikteve që kanë kaluar këto shtete.

Mes 11 vendeve që presupozohen të kenë nivele “tepër të larta” të paqes, 8 prej tyre gjenden në Europë, ndërsa Japonia (e nënta në renditje), Kanadaja (e teta) dhe Zelanda e Re (e katërta), janë ata që shtohen nga mbarë bota.

Po vendet më të fuqishme të botës? Britania e Madhe ndodhet vetëm në vendin e 47, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë të 103-tët në botë. Ky fakt theksohet në këtë raport, ku thuhet se siguria në SHBA është më e ulët se në vende si Botsvana, Kuvajti, Maroku, Kazakistani, Vietnami, Angola dhe Burkina Faso

Çdo vendi i janë dhënë 5 pikë për paqen (sa më i ulët ky vlerësim, aq më i lartë është niveli i paqes), i përcaktuar nga analizat e 23 faktorëve të ndara në tri kategori: Niveli i mbrojtjes dhe i sigurisë në shoqëri, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare, si dhe militarizimi.

Islanda rezulton të jetë “kampionia” e vendeve më të sigurta të botës. Me një vlerësim prej 1.192 pikësh, ishulli europian renditet në majën e botës për shkak të mungesës së konflikteve të brendshme dhe influencës së atyre ndërkombëtare, por edhe për shkak të gjendjes së qetë të shoqërisë së saj.

Një tjetër vend nordik, Danimarka zë vendin e dytë, me një vlerësim prej 1.246 pikësh, ndërsa Austria plotëson “podiumin” e më të sigurtëve në botë, me 1.278 pikë.

Shqipëria në raportin e këtij viti renditet në vendin e 54 në botë, ndërsa para saj renditet Koreja e Jugut. Kosova është renditur në vendin e 77, por theksohet fakti i rritjes së sigurisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here