HYRJE Sport Shqiperia mposht Lihtenshtejnin

Shqiperia mposht Lihtenshtejnin

0
15

Christian Panucci e nis me këmbë të mbarë aventurën e tij në pankinën kuqezi. Skuadra jonë Kombëtare arriti të mposhtë Lihtenshtejnin për të 3 herë me rezultatin 2-0, duke vijuar traditën e dy sfidave të para të luajtura në vitin 2008 dhe 2016.

Kombëtarja shqiptare sulmoi që në fillim në këtë ndeshje duke e detyruar Lihtenshtejnin te mbyllej në zonën e tij. Pavarësisht përpjekjeve dhe superioritetit të treguar në fushën e lojës kuqezinjtë nuk mundën dot të konkretizonin sulmet e tyre duke bërë që 45 minutat e para të sfidës të mbylleshin me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë u pa e njëjta tablo, Kombëtarja sulmonte vazhdimisht, ndërkohë që Lihtenshtejni e kishte të vështirë të kalonte gjysmëfushën e tij. Përpjekjet e kombëtares morën shpërblimin e merituar në minutën e 54 me anë të Odise Roshi dhe festa ishte e gjitha për kuqezinjtë.

Historitë nuk u mbyllën këtu për Shqipërinë, Agolli dhe më pas Roshi vunë në provë portierin Jehle me këtë të fundit që i ndali gjuajtjet e tyre. Por ai nuk mundi dot të bëjë të njëjtën gjë në minutën e 78 me gjuajtjen e kapitenit Agolli në hyrje të zonës duke parë topin të kalonte vijën fatale të portës dhe rezultati shkoi 2-0 duke qëndruar i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit. Me këtë sukses Kombëtarja shqiptare ruan vendin e tretë në renditjen e Grupit G me 12 pikë.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here