Home Shkence Shperthimet diellore do te shkaktojne probleme ne komunikimet ne Toke

Shperthimet diellore do te shkaktojne probleme ne komunikimet ne Toke

980
1

Në momentin kur janë trazuar komunikimet me radio në Kinë, ky mbetet një kërcënim edhe për komunikimet satelitore dhe elektrike.

Një shpërthim i fuqishëm diellor ka shkaktuar një stuhi të madhe elektrike, e cila ka ndërprerë tashmë edhe radiot e komunikimit në Kinë dhe mund të shkaktojë ndërprejen e komunikimeve elektrike radiosatelitore në orët e ardhshme.

Astronomët nga e gjithë bota po e ndjekin me vëmendje të madhe këtë fenomen të fuqishëm, të parin në katër vitet e fundit, i cili tashmë ka pezulluar komunikimet radio me valë të shkurtra në Kinë.

Shpërthimi në sipërfaqen e diellit ka ndodhur në orën 2:56 të martën në mëngjes, sipas NASA, janë shkaktuar deformime të jonosferës mbi Kinë. Stuhitë gjeomagnetike zakonisht zgjasin 24-48 orë.

Shpërthimet diellore janë shpërthime të dhunshme në fotosferën e diellit, ekuivalente e miliona bomba hidrogjeni të marra së bashku, të shkaktuara nga aktiviteti i fortë magnetik, që shoqërohet me sasi të mëdha rrezatimi, të cilat mund të shkaktojnë probleme në Tokë.

Sipas ekspertëve, mund të ndryshojnë komunikimi ajër – tokë dhe det – tokë, komunikimi përmes valëve të shkurtra si dhe transmetimet pëmes radiove amatore. Gjithashtu, sipas ekspertëve të diellit kemi të bëjmë me një zgjim nga pikëpamja e shpërthimeve, pas një periudhe të aktivitetit të ulët që zgjatidisa vjet, dhe ky mund të jetë i pari në një seri shpërthimesh.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here