Home Sociale Shpërndahet formulari A3, nesër nis plotësimi

Shpërndahet formulari A3, nesër nis plotësimi

605
0

Formulari A3 sot është shpërndarë në të gjithë shkollat për t`i dhënë mundësinë atyre që ende nuk kanë fituar të drejtën për të studiuar në universitet. Në këtë mënyrë të gjithë ata ish-maturantë që kanë mbetur jashtë listës së fituesve të shkollës së lartë, kanë edhe një mundësi të fundit përmes plotësimit të formularit A3.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmon se në këtë formular ka degët që ende mund të pranojnë studentë për të gjitha universitetet në vend. Formuarin A3 e plotësojnë disa kategori : ata që nuk kanë arritur të përfshihen në listat e fituesve të fazës së parë dhe të dytë të konkurrimit me formularin A2, janë shpallur fitues në listën paraprake ose përfundimtare të garës me formularin A2 dhe nuk janë të regjistruar, ishin mbetës në sesionin e parë të provimeve të Maturës Shtetërore dhe kaluan në provimet e vjeshtës, janë regjistruar në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2011 nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z dherezultojnë kalues në të katra provimet.

Maturantët do të kenë vetëm një ditë kohë për të plotësuar këtë formular. Ata që nuk kanë plotësuar më parë formularin A2, e marrin formularin A3 pasi të bëjnë pagesën prej 2000 lekësh pranë zyrave të Postës Shqiptare. Ky formular shënon fundin e pranimeve në arsimin e larte do të jetë në duarte e ish maturnatëve nga dt 16 deri në 17 tetor. Edhe pse më me shumë programe të listruara se ato në formularët e mëparshme, A3 ka përjashtuar degët më të preferuara. Kjo do të thotë se këta ish maturantë që plotësojnë këtë formular kanë mundësi të nisnin universitetin por në progaremt që kanë ende kuota te lira.
Në këtë formular janë të listuara 123 programe për 3600 kuota të lira. Autoritetet e ministrisë së arsimit sqarojnë se pasi plotësohet ky formular, drejtoritë arsimore rajonale kanë si detyrim t`i dërgojnë formularët A3 në Drejtorinë e Pranimeve më 22-23 tetor. Kandidatët do ta marrin përgjigjen përfundimtare nëse kanë fituar ose jo univeristetin më datë 31 tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here