Home Rajoni Shkup, mijëra shqiptarë marshuan paqësisht, kundër vendimit të Gjykatës

Shkup, mijëra shqiptarë marshuan paqësisht, kundër vendimit të Gjykatës

666
0

Dyfish në numër nga protestat e të premtes së kaluar, mijëra shqiptarë të Maqedonisë marshuan paqësisht përgjatë një ore, kundër vendimit të Gjykatës për të dënuar me burgim të përjtshëm 6 shqiptarë për rastin “Monstra”.

Një kordon i madh policor dhe autoblinda ishin vendosur përballë qendrës “Mavrovasja”, të cilët nuk lejuan lëvizjen e protestuesve para Gjykatës së Shkupit, ndërsa protestuesit me akuzat se ndaj shqiptarëve është zhvilluar një proces i manipuluar gjyqësor, thërrisnin parullat:

“Gruevski, e keqja fshihet në mozaik”, “UÇK, jo BDI, UÇK me popullin”, “Monstra, Brodeci, Harun Aliu”.

Ministria e Brendshme shtoi masat e sigurisë në kryeqytet, për të shmangur kontaktin e mundshëm të turmave protestuese, por gjithcka kaloi paqësisht.

protesta-shkup

Protesta filloi nga qendra tregtare Çairçanja, ndërsa në radhët e parë të protestës kanë qenë edhe kampioni i europës në boks, Nuri Seferi, deputeti Hysni Shaqiri dhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela.

Familjaret e te denuarve: T’i jepet fund proceseve te montuara politike

Në deklaratën e lexuar nga njëri prej familjarëve të të dënuarve kërkohet t’u jepet fund proceseve të montuara politike. Kërkohet të shpallet pafajësia për të dënuarit në rastin “Monstra”, lirimi i tyre dhe dëmshpërblimi.

Gjithashtu, kërkohet shkarkimi i gjykatëses Geshovska, dorëheqja e ministres Gordana Jankullovska dhe lirimi i të gjithë të ndaluarave gjatë protestave të mëparshme në Shkup dhe në Tetovë.

Kerkesat e protestuesve: Lirimi i të dënuarve, shkarkimi i Jankullovskës e Geshovskës
Në apel shtrohen edhe kërkesat e protestuesve ku thuhet: “Duke konsideruar se bijtë tanë janë krejt të pafajshëm dhe se procesi është krejtësisht i montuar, duke gjykuar njërës që nuk kanë kurrfarë lidhje me vrasjen e pesëfishtë para dy viteve, kërkojmë:”
1.Shpalljen e tyre të pafajshëm, lirimin e menjëhershëm dhe dëmshpërblimin e tyre.
2.Shkarkimin e prokurores dhe gjykatësit të rastit “Monstra” dhe ndjekjen e tyre penale për keq përdorimin të detyrës zyrtare.
3.Dorëheqjen e ministres së Punëve të Brendshme, për shkak të shkeljes së detyrës zyrtare.
4.Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve në Shkup dhe Tetovë.
Ky apel u drejtohet edhe partive shqiptare që në këto momente të jenë me popullin e tyre, e jo me ata që diskriminojnë popullin shqiptarë në Maqedoni.

protesta-shkup2

Anulohen kunder-protestat e maqedonasve
Maqedonasit janë tërhequr nga mbajtja e një proteste si kundërpërgjigje e atyre të zhvilluara nga shqiptarët e Maqedonisë. Mediat e Shkupit folën fillimisht për protesta masive, të cilat do të mbaheshin në qytetet më të mëdha të vendit. Por maqedonasit nuk akën dalë para godinës së Qeverisë së Maqedonisë. Në këto ambjente pati vetëm gazetarë dhe efektivë të policisë.

Mediat shkruanin se maqedonasit do të dilnin në protestë me moton “Maqedonia e maqedonasve” dhe në mbrojtje të vendimeve institucionale.

Edhe kryetari i Strugës në mesin e protestuesve
Në mesin e protestuesve është edhe kryetari i Strugës, Ziadin Sela. Ditë më parë ja se cfarë kishte shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale:

“Pamje qe te kujtojne vitin 1989 ne Kosove. Rrahman Morina ishte ulur kembekryq ne qeverine e dhunshme te Sllobodan Millosheviqit.Ai qeverisi vetem disa muaj ndersa “RRAHMANET” tane kane 12 vite qe qeverisin duke shkelur perdite mbi gjakun e te rinjeve dhe te rejave shqiptare.

protesta-shkup1

Epilog i tmerrshem i nje proteste paqesore, drejtuar kunder nje institucioni i cili rrin ne kembe fal tatimeve te po ketyre qe sot u rrahen e u malltretuan sepse kerkuan shum pak drejtesi. Dhe kishin plotesisht te drejte te protestojn perpara nje sistemi i cili dy vite me pare bastisi gjysmen e territorit shqiptar ne Maqedoni, ne kerkim te “provave” per krimin dhe qe perfundoj, me proven fjalim te nje prokurore ligsire e qe len shum pikpyetje rreth te vertetes se vrasjes se te rinjeve maqedonas tek liqeni i Smilkoves. Eshte shum e rendesishme te ruani gjakftohtesine vellezer dhe me e rendesishme nga kjo, mos harroni…”

Protesta e sotme dhe të tjerat që janë zhvilluar në qytetet e maqedonisë ku jetojnë shqitpare, janë paralajmëruar prej ditësh përmes rrjeteve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here