Home Opinione Shkrimet e Ramës në fund të stinës së verës

Shkrimet e Ramës në fund të stinës së verës

649
0

Shkrimi i Edi Ramës me titull “Rënia e Tripolit dhe Saliu”, i publikuar në disa gazeta (nuk kuptohet mirë kjo praktika e gazetave tona për të publikuar së toku të njëjtin shkrim; nuk kuptohet as praktika e një numri personalitetesh për ta dërguar një shkrim të tyrin në disa gazeta), është i dyti në harkun e disa ditëve. Herën e parë ai merej me raportin e ODIHR-it dhe denonconte përdorimin që i bëri maxhoranca atij raporti, ndërsa këtë herë ironizon protagonizmin e Berishës lidhur me ngjarjet në Libi. “S’ka dyshim që Shqipëria s’është Libia, as Saliu s’është Kadafi. Po që Shqipëria ngjan më shumë me Libinë sesa me Britaninë e Madhe a me Gjermaninë dhe që Saliu ngjan më shumë me kolonelin e Tripolit sesa me cilindo nga homologët e tij europianë, as kjo s’ka asnjë dyshim. Këtë e dinë të gjithë dhe Saliu e di që të gjithë e dinë”, thotë ai në fund të artikullit.
Dikush mund të jetë i gatshëm për të kërkuar ndonjë domethënie a simbolikë politike në këto dy shkrime radhazi të leader-it të opozitës. Por nuk duket se ka të tilla në mënyrë të veçantë. Rama thjesht i është dorëzuar tundimit të vjetër në fund të kësaj vere të gjatë, që për të ka qenë më e mundimshmja. Një opozitë me shkrime shkon më shumë me stinën e relaksit të përgjithshëm. Përveç kësaj, duhet të jetë dhe tundimi tjetër për të imituar stilin e politikanëve seriozë, sidomos të atyre europianë, për t’i shprehur herë pas here idetë e tyre me shkrime. Por opozita nuk bëhet vetëm me shkrime. Dhe Rama me siguri e di kaq gjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here