HYRJE Aktualitet Shkoder: Vritet per gjakmarrje pastori 27 Vjecar

Shkoder: Vritet per gjakmarrje pastori 27 Vjecar

0
193

Dritan Prroji, 27 vjeçari i vrarë sot në Shkodër për motive gjakmarrje ishte pjesë e Komunitetit të Krishterë Ungjillor Shqiptar, Pastor i kishës “Fjala e Krishtit” Ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme e ka dënuar me forcë ky komunitet nëpërmjet një deklarate të shpërndarë për mediat.

“Morën gjak tek ai që nuk i kishte bërë askujt asgjë të keqe përveçse predikonte Fjalën e Zotit dhe përmes shërbesave mbillte dashurinë te të gjithë njerëzit. Vrasësi endej përreth që të mos e lejonte të ishte i lirë. Por Dritani e sfidoi burgosjen e gjakmarrjes dhe nuk pranoi që lirinë që ia kishte dhënë Perëndia, t`ia merrte njeriu”-shkruhet në deklaratën e Komuniteti Ungjillor Shqiptar.

Ky Komunitet ka kërkuar gjithashtu ndërhyrjen e shtetit shqiptar për vendosjen e drejtësisë sipas ligjeve në fuqi, pasi ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten më në të ardhmen.

U vra sot për gjakmarrje 27 vjeçari në qytetin e Shkodrës, ndërsa u plagos aksidentalisht dhe një person tjetër i rastësishëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13 në lagjen “Vasil Shanto” në rrugën pedonale Kolë Idromeno, ndërsa ka patur mjaft kalimtarë e njerëz që pushojnë në klubet e kësaj rruge muzeale. Dritan Prroj 28 vjeç ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugicën e Gjuhadolit dhe autori, Mark Njembza që duket se ka ndjekur lëvizjet e tij, e ka qëlluar me pistoletë në rrugicën e ngushtë. Plumbat kanë goditur dhe 59 vjeçarin Ludovig Marashi i cili banon në këtë rrugë dhe në atë moment po merrte diçka tek mjeti i tij i parkuar në të djathtë të rrugës. Dritan Prroj, i plagosur ka mundur të largohet me vrap dhe ka dalë nga rrugica dhe tek Dugajët e Reja është kthyer në të majtë duke hyrë në rrugën pedonale mjaft të populluar në atë moment dhe për të shpëtuar është future në një prej lokaleve në të majtë të rrugës. Autori e ka ndjekur nga pas dhe ka arritur ta qëllojë tek dera e lokalit. Dritan Prroj ka rënë pa jetë prapa derës brenda lokalit në të djathtë të tij. Autorit Mark Njembza , kur ka qëlluar fillimisht i ka rënë në tokë karikatori i pistoletës i cili ka mbetur në vendin e ngjarjes pranë gjakut në rrugën e Gjuhadolit, por ai ka patur një fishek në gojë me të cilin ka qëlluar duke e vrarë viktimën

Më pas ai është larguar me vrap, por është ndjekur nga polici civil i krimeve të komisariatit të Shkodrës i cili ndodhej me shërbim në rrugën pedonale. Policia e ka ndjekur me vrap rreth 200m dhe ka mundur ta kapë së bashku me armën pa fishekë, teksa autori përpiqej të fshihej në një rrugicë. I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Vrasja e së premtes në Shkodër ka për motiv gjakmarrjen pas një ngjarje të ndodhur në vitin 2005.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here