Home Aktualitet Shkoder, parandalohet vrasja e mjekut, policia arreston autorin

Shkoder, parandalohet vrasja e mjekut, policia arreston autorin

620
0

shkoder-vrasjeMjeku radiolog i Spitalit të Shkodrës Agron Terolli, djali i të cilit ndodhet në burg, ishte objektivi për të cilin 21-vjeçari Osman Mulja tashmë i arrestuar, ishte paguar për ta ekzekutuar. Porosia për këtë atentat të parandaluar ishte dhënë nga një i burgosur.

Eljon Hato që vuan dënimin në burgun e Lezhës për vrasje është personi që sipas policisë ka porositur atentatin ndaj mjekut Agron Terolli, ekzekutim të cilit mjeku i shpëtoi për mrekulli pasi blutë e Shkodrës mundën të neutralizonin në kohë atentatorin të cilint e kishin nën vëzhgim, duke e vënë atë në pranga.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Sh.Rr i cili ka ndihmuar 21-vjeçarin Osman Malja në përgatitjen e atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjëtër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës.

25-vjeçari Hato banues në lagjen Kiras të Shkodrës u arrestua në Laç më 1 maj të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me të, në të njëjtin operacion spektakolar Policia e Shtetit arrestoi edhe vëllain e tij, Elkier Hato 31 vjeç i dënuar përr “Armëmbajtje pa leje”.

Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej ditësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen. Mesditën e së mërkurës në afërsi të spitalit të Shkodrës kur 21-vjeçari do finalizonte “misionin” e tij ndërhynë forcat e rendit. Gjatë aksionit pati edhe përplasje me armë mes efektivëve të rendit dhe Osman Muljes, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Killerit pas arrestimit iu ekzekutua edhe arma e zjarrit tip kallashnikov që do përdorej për vrasjen e mjekut.

Njoftimi zyrtar i Policisë për vrasjen e parandaluar
Në lidhje me parandalimin e vrasjes së një shtetasi në Shkodër një ditë më parë, Policia e Shtetit jep detaje se:

Pas një ndjekje hetimore-proaktive të bërë nga struktura të specializuara, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, ju informojmë se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Osman Malja, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga  policia, e cila  kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë  e tij për vrasjen e porositur të mjekut A.T.

Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrjes duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut  A.T) me armën e tij tip kallashnikov  të kamufluar në një çantë sporti.

Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore por kjo është bërë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja  kishte si qëllim vrasjen e një mjeku në Spitalin Rajonal Shkodër( Mjekun A.T).

Kjo vrasje ishte e porositur nga burgu, nga shtetasi  Eljon (Esmeraldo) Hato 31 vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në ambjentet e I.E.V.P. Lezhë, për “Vrasje”.


Në cilësinë e provës materiale, autorit  iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.

Në hetim për këtë çështje gjithashtu janë edhe shtetasit Eljon (Esmeraldo) Hato si dhe shtetasi Sh.Rr, i shpallur në kërkim  si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A.T, mjek në Sptalin Rajonal Shkodër.

Vazhdon hetimi për thellimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij organizimi kriminal, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Nenet 79/c-22-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here