Home Aktualitet Shkodër, gjendet i vrarë pranë banesës 38-vjecari

Shkodër, gjendet i vrarë pranë banesës 38-vjecari

794
0

SHKODËR- Një 38-vjecar është gjetur i vrarë në afërsi të banesës së tij në fshatin Bërdicë të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme kur 38-vjecari Dashamir Cerjani u gjet i vrarë me armë zjarri shumë pranë shtëpisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se pranë trupit është gjetur dhe një armë tip pistoletë, me të cilën dyshohet të jetë ekzekutuar Cerjani.

Pas sinjalizimit për ngjarjen e rëndë, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet në 2 pista për të zbardhur shkaqet e vrasjes.

Ndërkohë, për arsye hetimi nuk jepen detaje të tjera në lidhje me dyshimet e policisë për autorët dhe shkaqet e këtij krimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here