Home Aktualitet Shkoder, atentat me armë, vdesin dy persona, plagoset kalimtari

Shkoder, atentat me armë, vdesin dy persona, plagoset kalimtari

550
0

Policia-ShkoderNjë ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës. Dy persona janë ekzekutuar në një atentat me armë, ndërsa breshëria e plumbave nuk ka kursyer as një kalimtar, duke e lënë të plagosur

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta në lagjen “Dudas”, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas të dhënave fillestare viktimat janë shtetasit Edmir Batri 42-vjeç dhe Admir Alia. Batri është gjetur i vrarë në trotuar, ndërsa Alia brenda në makinë. Ndërsa i plagosuri është një kalimtar i rastit, i identifikuar si Amarildo Pirani.

Për momentin nuk dihen shkaqet e vrasjes, as autorët, ndërkohë që hetimet e policisë vijojnë. Sipas të dhënave të tyre, dy personat janë qëlluar nga i njejti person, i cili lëviste me një motor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here