Home Aktualitet Shkoder: Aksident fatal, nderron jete 19-vjecari

Shkoder: Aksident fatal, nderron jete 19-vjecari

621
0

aksident-shkoder1

Një aksident automobilistik është regjistruar sot në aksin Shkodër-Velipojë rreth orës 15:00 ku si pasojë ka vdekur Viktor Hili, 19-vjeç dhe kanë mbetur të plagosur 2 të tjerë.

Një makinë tip BMW me targa AA 681 PG, me drejtues Gj.H. 23 vjeç në të cilën udhëtonin edhe dy pasagjerë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën në vendin e quajtur “Pusi i Fatimes” në afërsi të fshatit Trush.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit  Gj.H dhe pasagjerët Viktor Hili, 19 vjeç dhe K.H. 23 vjeçe, të dy banues në Shkodër.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore por Viktor Hili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

aksident-shkoder

Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore do shoqërohet në ambjentet e komisariat të policisë Shkodër dhe do të proçedohet me arrest.

Në vendgjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here