Home Shkence Shkencetaret: Raca njerëzore me aktivitetet e saj po e shkatërron Tokën

Shkencetaret: Raca njerëzore me aktivitetet e saj po e shkatërron Tokën

899
0

toka-shkaterrim

‘Raca njerëzore me aktivitetet e saj po e shkatërron Tokën dhe sistemin për të jetuar’. Ky është përfundimi i dy studimeve të kryera nga një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve, sipas The Guardian. Shkencëtarët nga SHBA-të, Suedia, Gjermania dhe India, të udhëhequr nga Will Steffen nga Universiteti Kombëtar Australian, kanë identifikuar nëntë faktorë kyçë për mbijetesën në Tokë. Në katër kategori janë thyer të ashtuquajturat nivelet e “sigurta”: ndryshimi kritik klimatik, humbja e integritetit të biosferës, ndryshimet në tokë dhe nivelet e larta të fosforit e azotit në oqeane për shkak të përdorimit të kimikateve bujqësore.

Ky studimin që zgjati pesë vjet, shkencëtarët kanë gjetur se planeti Tokë në 60 vitet e fundit ka kaluar nëpër ndryshime më drastike sesa në 10 mijë vitet e mëparshme. Niveli i dyoksidit të karbonit në ajër është në nivele rekorde dhe për shkatërrimin e integritetit të biosferës speciet bimore dhe shtazore zhduken njëqind herë më shpejt se më parë.

Nga viti 1950 e deri sot, popullsia aktuale urbane është rritur shtatë herë, konsumi i energjisë është rritur për pesë herë dhe sasia e kimikateve të përdorura në bujqësi u rrit me tetë herë. Sasia e azotit që oqeane është katërfishuar. Për shkak të gjithë këtyre faktorëve, jeta në Tokë sot është më pak e përshtatshme se 60 vjet më parë.

“Këta tregues janë në rritje që nga viti 1950 dhe nuk tregojnë shenja të ngadalësimit. Me zhvillim ekonomik ndodhi rritja e madhe e përdorimit të burimeve dhe ndotjes. Më parë, ndotja ishte i kufizuar në zonat lokale dhe rajonale, por tash është zgjeruar në nivel global. Për këtë duhet fajësuar njerëzit e jo natyrën”, ka thënë Steffen. Problem edhe më i madh se ndryshimet klimatike është ndikimi i njerëzve në tokë dhe oqeane, pra në botën bimore e shtazore. “Me siguri mund të thuhet se kurrë më parë në Tokë nuk kanë sunduar kushtet që kemi sot.

Nëse Toka nxehet për 5-6 gradë Celsius, ky nuk është lajm i mirë për gjitarët si ne. Njerëzit thonë se bota është rezistente dhe kjo është e vërtetë. Gjithmonë do të ketë jetë në Tokë, por Toka nuk do të jetë mjaft e qëndrueshme për të na bërë ballë. Disa njerëz besojnë se kushtet e reja mund të përshtaten në saje të teknologjisë, por ky është një sistem besimi që nuk bazohet në fakte. Nuk ka asnjë dëshmi se një gjitar i madh me një temperaturë trupore prej 37 gradë Celsius mund të evoluojë në mënyrë të shpejtë. Insektet munden, por njerëzit nuk munden, dhe ky është problemi”, thotë Steffen.

Si fajtorin kryesor për gjendjen kritike të planetit, Steffen identifikon sistemin ekonomik që aktualisht dominon në qytetërimin perëndimor. Sistemi kapitalist, sipas tij, është i gabuar sepse injoron faktorët që janë të rëndësishëm për mbijetesën e jetës në Tokë.

“Është e qartë se ky sistem ekonomik na çon në të ardhmen e paqëndrueshme. Gjenerata e vajzës sime do ta ketë më të vështirë për të mbijetuar në Tokë. Historia na mëson se qytetërimet rriten dhe zhvillohen, duke e mbajtur vlerat e saj, dhe pastaj shemben për shkak se nuk ishin të gatshëm për ndryshim. Kjo është pika ku jemi sot “, thotë Steffen.

Rezultatet e studimit të tyre Steffen dhe ekipi i tij do t’i paraqesin në Forumin Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet në Davos më 21-25 janar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here