Home Sport Shkarkohet Paulo Bento pas humbjes me Shqiperine

Shkarkohet Paulo Bento pas humbjes me Shqiperine

595
0

paulo-bentoHumbja ndaj Shqipërisë i ka kushtuar “kokën” trajnerit të Portugalisë, Paulo Bento pasi është shkarkuar nga Federata Portugeze e Futbollit. Bento u ‘kryqëzua’ nga opinioni dhe u vlerësua si fajtor për gjendjen që po kalon ekipi.

Në sqarimin për mediat, federata shkruan “Federata Portugeze e Futbollit ka vendosur sot të përfundojë marrëdhënien kontraktuale me Paulo Benton. Ky ishte një vendim i arritur mes Departamentit të Federatës dhe vetë teknikut”.

Kështu fitorja e Shqipërisë vazhdon që të bëjë jehonë në arenën ndërkombëtare, pasi i kushtoi stolin edhe teknikut të njohur. Bento ka drejtuar Portugalinë në 46 ndeshje, nga të cilat mori 25 fitore, 11 barazime dhe 9 humbje. Paulo Bento debutoi si trajner i kombëtares portugeze në tetor të 2010-ës gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2012-të kundrejt Danimarkës, ndeshje të cilën Portugalia e fitoi 3-1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here