Home Rajoni Sheshel provokon shqiptaret: “Do te kthehemi ne Kosove, me ose pa lufte”

Sheshel provokon shqiptaret: “Do te kthehemi ne Kosove, me ose pa lufte”

649
0

sheshelLideri i radikalëve serbë Vojsllav Sheshel ka deklaruar se Serbia do të kthehet në Kosovë edhe me luftë nëse është nevoja. Sheshel madje ka dhënë disa pohime tronditëse kur ka treguar se në qendrën e paraburgimit në Hagë ka takuar Fatmir Limajn e Ramush Haradinaj dhe se ka kaluar mirë me ata.

“Ne do të kthehemi në Kosovë me ose pa ushtri. Duam ta bëjmë këtë në paqe dhe rezoluta 1244 i garanton Serbisë këtë kthim. S’do të pengojmë jetën e shqiptarëve dhe politikanëve të tyre. Nëse kjo do të thotë luftë, atëherë bëhuni gati, ushtria serbe do të kthehet o sot o nesër”, tha Sheshel.

Sheshel tha se do e vizitoj Kosovën edhe pse e di se do ta ketë të vështirë. “Nuk do të më lëshojnë në kalimet administrative por më duhet të shkoj ilegalisht nëpërmjet ndonjë rruge dhish që të mos më ndal policia. Do t’i vizitoj Mitrovicën, Prishtinën e Graçanicën. Mund të më vrasin por jo edhe të më ndalin”, tha ai.

12 vjet në burg në Holandë ku u mbajt si i dyshuar për krime lufte e kanë zbutur pak njeriun që është simbol i urrejtjes etnike dhe fetare ndaj shqiptarëve, myslimanëve boshnjak dhe kroatëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here