Home Aktualitet Sherri me thika ne durres, shkon ne 2 numri i viktimave

Sherri me thika ne durres, shkon ne 2 numri i viktimave

667
0
Spitali Durres

Ka marre permasa edhe me tragjike sherri i dites se sotme ne Durres. Pas viktimes se pare ka nderruar jete edhe nje i plagosur tjeter.

Keshtu, deri tani jane konfirmuar si te vdekur Lulzim Qano dhe Yzedin Shollari. I pari eshte qelluar me thike nga Eduard Xhaferi pas sherrit banal.

Nderkohe nuk dihen ende rrethanat per vdekjen e Yzedin Shollarit.

Qano vuante nga çrregullime mendore dhe se ishte punesuar si roje te rezervatit per ta ndihmuar.

NGJARJA

Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20 , jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se kanë shkuar të plagosur dy shtetas. Menjëherë shkuan në Spital Efektivet e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe E. Xh. ,rreth 50 vjeç.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar me shtetasin L.Q. Konflikti ka qenë I çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës (thikë) me njëri-tjetrin. Për pasojë shtetasi L.Q. ka ndërruar jetë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here