HYRJE Bukuria Shenjat qe jep lekura ndaj nje produkti kozmetik

Shenjat qe jep lekura ndaj nje produkti kozmetik

0
301

Kur ju dhe lëkura juaj nuk flisni të njëjtën gjuhë nuk është një shenjë e mirë. Lëkura është një organ inteligjent dhe është vija e parë e sistemit imunitar duke pasur në këtë mënyrë aftësi shembullore komunikimi. Ju vetëm duhet të kuptoni shenjat. Më poshtë do të lexoni 4 shenjat që lëkura juaj ju dërgon kur nuk pranon produktet kozmetike apo ato të kujdesit.

1.Kruajtje
Sinjali themelor që dërgon lëkura është kruajtja dhe mund të jetë tregues i një alergjie. Nëse një produkt ju shkakton kruajtje ndërpriteni menjëherë përdorimin dhe konsulotohuni me një dermatolog.

2.Dhimbje (djegie) Nëse ju ndjeni thumbime në siperfaqen e lëkurës, kjo ndodh sepse trupi juaj është inflamuar dhe mund të kaloni ndonjë infeksion të lehtë. Shumë njerëz që vuajnë nga eczema apo rosacea ndjejnë djegie kur përdorin produkte të ndryshme kozmetike pasi mund të kenë përbërës shumë të ashpër për lëkurën tuaj,

3 Skuqje. Inflamacioni shpesh shoqërohet me dhimbje ose kruarje, por ndonjëherë mund të jetë një problem edhe më serioz i mbuluar nën lëkurë. Qëndro larg produkteve që të skuqin lëkurën dhe të irritojnë.

4.Puçrrat janë një tjetër shenjë që lëkura juaj nuk po i toleron produktet me të cilat po lyeni lëkurën.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here