Home Ekonomi Shbllokohen ndertimet ne Fier, 60 leje ndertimi ne dy muaj

Shbllokohen ndertimet ne Fier, 60 leje ndertimi ne dy muaj

799
0
KRRT e bashkisë miratoi në fundjavë 40 sheshe dhe leje, kryesisht për pallate
Pas disa muajsh pasigurie në sektorin e ndërtimit për qytetin e Fierit ka nisur më në fund të ndihet optimizmi. Kjo është parë në dy mbledhjet e fundit të strukturës së Këshillit të Rregullimit të Territorit për bashkinë. Në mbledhjen e muajit të kaluar KRRT-ja ka miratuar mbi 20 leje ndërtimi, kryesisht për pallate të reja shumëkatëshe, apo dhe objekte të ndryshme banimi dhe tregtimi. Ndërsa në mbledhjen e radhës, e cila është zhvilluar një ditë më parë, KRRT-ja ka miratuar plot 40 leje dhe sheshe ndërtimi.
Për një qytet si Fieri, numri i lejeve të ndërtimit që kalojnë për miratim në KRRT është i pritshëm dhe i justifikueshëm. Gjatë mbledhjes së radhës, kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, që është njëherazi edhe kryetari i KRRT-së ka tërhequr vëmendjen në rishikimin e strukturës së disa objekteve. “Rishikimi i strukturës së disa objekteve, – sipas kryebashkiakut Zeqaj, – duhet të bëhet në raport me hapësirën që ato zënë, si dhe me vendosjen e tyre”.
Më e detajuar kjo kërkesë e kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqaj,   zbërthehet me faktin se objektet e reja para miratimit të sheshit, si dhe dhënies së lejes së ndërtimit duhet të studiohen  që ku ndodhen dhe si është projekti i ri në lidhje me sipërfaqen dhe ndërtimet përreth.
“Duhet të sugjerohen ndryshime për disa nga lejet e ndërtimit, pasi studimet e zonave ku ato do të ndërtohen nuk janë më të atyre shtatë viteve më parë, ndaj këtu duhet të kemi kujdes. Kam një vërejtje tjetër lidhur me shfrytëzimin barbar të asaj sipërfaqeje që quhet sipërfaqja pronë. Dua që të ketë një shkëputje mes pallateve shumëkatëshe dhe objekteve të tjera. Sipërfaqja e këtyre të fundit, patjetër që duhet të jetë më e vogël. Gjithashtu duhet të respektohen edhe kriteret e urbanistikës”, ka sqaruar kryetari i bashkisë.
Gjatë vitit 2010, pjesa më e madhe e shesheve dhe lejeve të ndërtimit që kanë kaluar pragun e KRRT-së së bashkisë kanë qenë objekte banimi, si dhe biznese dhe aktivitete të ndryshme. Në  Fier është rikthyer edhe fluksi i ndërtimeve “luksoze” dhe shumëkatëshe. Ndërtimi i tyre u ndërpre për disa muaj jo vetëm për faktin e mosfunksionimit të KRRT-së katër anëtarë të të cilës u shkarkuan nga prefekti, por edhe si pasojë e krizës financiare.

KRRT e bashkisë miratoi në fundjavë 40 sheshe dhe leje, kryesisht për pallatePas disa muajsh pasigurie në sektorin e ndërtimit për qytetin e Fierit ka nisur më në fund të ndihet optimizmi. Kjo është parë në dy mbledhjet e fundit të strukturës së Këshillit të Rregullimit të Territorit për bashkinë. Në mbledhjen e muajit të kaluar KRRT-ja ka miratuar mbi 20 leje ndërtimi, kryesisht për pallate të reja shumëkatëshe, apo dhe objekte të ndryshme banimi dhe tregtimi. Ndërsa në mbledhjen e radhës, e cila është zhvilluar një ditë më parë, KRRT-ja ka miratuar plot 40 leje dhe sheshe ndërtimi.
Për një qytet si Fieri, numri i lejeve të ndërtimit që kalojnë për miratim në KRRT është i pritshëm dhe i justifikueshëm. Gjatë mbledhjes së radhës, kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqaj, që është njëherazi edhe kryetari i KRRT-së ka tërhequr vëmendjen në rishikimin e strukturës së disa objekteve. “Rishikimi i strukturës së disa objekteve, – sipas kryebashkiakut Zeqaj, – duhet të bëhet në raport me hapësirën që ato zënë, si dhe me vendosjen e tyre”.
Më e detajuar kjo kërkesë e kryetarit të bashkisë, Baftjar Zeqaj,   zbërthehet me faktin se objektet e reja para miratimit të sheshit, si dhe dhënies së lejes së ndërtimit duhet të studiohen  që ku ndodhen dhe si është projekti i ri në lidhje me sipërfaqen dhe ndërtimet përreth.
“Duhet të sugjerohen ndryshime për disa nga lejet e ndërtimit, pasi studimet e zonave ku ato do të ndërtohen nuk janë më të atyre shtatë viteve më parë, ndaj këtu duhet të kemi kujdes. Kam një vërejtje tjetër lidhur me shfrytëzimin barbar të asaj sipërfaqeje që quhet sipërfaqja pronë. Dua që të ketë një shkëputje mes pallateve shumëkatëshe dhe objekteve të tjera. Sipërfaqja e këtyre të fundit, patjetër që duhet të jetë më e vogël. Gjithashtu duhet të respektohen edhe kriteret e urbanistikës”, ka sqaruar kryetari i bashkisë.
Gjatë vitit 2010, pjesa më e madhe e shesheve dhe lejeve të ndërtimit që kanë kaluar pragun e KRRT-së së bashkisë kanë qenë objekte banimi, si dhe biznese dhe aktivitete të ndryshme. Në  Fier është rikthyer edhe fluksi i ndërtimeve “luksoze” dhe shumëkatëshe. Ndërtimi i tyre u ndërpre për disa muaj jo vetëm për faktin e mosfunksionimit të KRRT-së katër anëtarë të të cilës u shkarkuan nga prefekti, por edhe si pasojë e krizës financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here