HYRJE Bota SHBA, shkarkohet prokurori Bharara pas refuzimit të telefonatës së Trump

SHBA, shkarkohet prokurori Bharara pas refuzimit të telefonatës së Trump

0
35

Prokurori i New York, Preet Bharara njoftonte sot se ishte shkarkuar pas marrjes së disa telefonatave të çuditshme nga presidenti  Donald Trump të cilat sipas tij kalonin kufijtë e zakonshëm që ndajnë degët ekzekutive dhe hetimet e pavarura kriminale.

Bharara tha se ishte shkarkuar pas refuzimit të telefonatës ë tretë nga presidenti.

Bharara ishte një i emëruar i administratës Obama që kishte shërbyer si krye-prokuror në Manhattan, ndërsa u shpreh se kishte pasur miqësi më Trump por lidhjet e tyre merrnin kuptim tjetër pas ardhjes së tij në zyrën e presidentit.

“Gjatë shtatë e gjysëm viteve në zyrë Presidenti Obama nuk më ka telefonuar asnjë herë,” tha ai, duke shtuar se posti i tij ishte i tillë që nuk pranonte raporte personale me presidentin.

Zhvillimi vjen disa ditë pas dëshmisë në Senat të ish-kreut të FBI, James Comey, i cili tha se Trump kishte kërkuar edhe prej tij garanci për besnikëri gjatë hetimeve.

Përgjigju

Please enter your comment!
Please enter your name here