Home Aktualitet SHBA gati 40 njohje të reja për Kosovën pas vendimit të GJND

SHBA gati 40 njohje të reja për Kosovën pas vendimit të GJND

699
1

Vetëm një ditë para verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, Serbia është në panik! Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten që pas fjalës së Hagës, të bindin së paku 40 shtete që ta njohin pavarësinë e Kosovës, raporton Press.

Me këtë, SHBA-ja dëshiron t’i prishë planet e Serbisë për Rezolutën që do të kërkonte negociata të reja në OKB. Në këtë mënyrë, plani është që deri më 15 shtator, kur nis punimet Asambleja e Përgjithshme, shteti i Kosovës të jetë njohur nga 110 shtete, në mënyrë që të arrihet shumica aty.

Madje, edhe mund të kërkohej një vend për Kosovën në OKB. Ballafaqimi i parë i madh i Serbisë me Amerikën do të jetë në fund të këtij muaji në Ugandë, në Samitin e Afrikës. Përndryshe, në ditën e vendimit, në kishat serbe do të ketë lutje masive dhe do të dëgjohen kambanat.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here