Home ShowBiz Shakira, Beyonce ose Lady Gaga do të vijnë në Kosovë

Shakira, Beyonce ose Lady Gaga do të vijnë në Kosovë

742
0

Beyonce, Shakira apo Lady Gaga? Këto janë vetëm disa emra nga të cilët kanë nxitur debate në Presidencë. Janë vetëm emrat e muzikës botërore, të cilët sjellin një pikëpyetje se cila nga këto këngëtare do të shkelë tokën e Kosovës, gjatë sezonit të verës. “Ka një sërë idesh dhe projektesh, të cilat për momentin po shqyrtohen në Presidencë. Janë projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e imazhit të Kosovës, dhe ndër këto ide dhe projekte, që janë në fazën e shqyrtimin, është edhe sjellja e ndonjë ylli botëror të muzikës në Kosovë, gjatë sezonit veror. Për momentin mund të them vetëm se jemi duke shqyrtuar të gjitha ato mundësi që ka Kosova, dhe të cilat çojnë në përmirësimin e imazhit të vendit tonë”, ka thënë këshilltari i presidentit, Arbër Geci, për InfoPress në Kosovë. I pyetur se ndër ‘mysafirët’ e radhës do të jenë edhe Beyonce, Shakira apo Lady Gaga, Geci, nuk e mohon si mundësi, ndonëse siç tha ai ka dhe emra të tjerë ende nën shqyrtim.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Nicole Scherzinger nuk duron distancat

Jeta e Nicole Scherzinger është e mbushur me udhëtime nga një kontinent në tjetrin. Ish-këngëtarja e Pussycat Dolls udhëton për shkak të koncerteve të saj, ndërsa Lewis Hamilton, piloti i Formulës 1 dhe i dashuri i saj, udhëton për të garuar në cirkuitet nëpër botë. Scherzinger pranon që distanca shkakton vështirësi në marrëdhënie: “Është shumë vështirë, por nëse je e bindur që lidhja ka vlera e bën që të funksionojë. I dërgojmë e-mail njëri-tjetrit dhe flasim nëpërmjet Skype.” Gjithashtu, këngëtarja mendon se seksi nuk është gjithçka në një marrëdhënie. Për të më e rëndësishme është lidhja që ka çifti.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Longoria: Qaj kur kujtoj divorcin

Eva Longoria është shprehur se kur kujton divorcin e saj nga Tony Parker emocionohet edhe pse tashmë ka nisur një marrëdhënie tjetër. Protagonistja e serialit Shtëpiake të Dëshpëruara u divorcua nga basketbollisti francez në fund të janarit të këtij viti dhe tashmë po frekuenton Eduardo Cruz. Eva u nda në nëntorin e kaluar nga basketbollisti i San Antonio Spurs pasi francezi e kishte tradhtuar me bashkëshorten e shokut të ekipit. “Duhet të mësohem me një stil tjetër jetese. Deri para pak kohësh isha mësuar të udhëtoja me avion për të parë një ndeshje basketbolli”, u shpreh Longoria për revistën ‘Allure’. “Ndarja ka qenë shumë e vështirë. Po mundohem ta kaloj sa më lehtë, por sa herë që e kujtoj më vjen të qaj”, shtoi ajo.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Çifti Beckham, të lumtur për vajzën që presin

David Beckham zbuloi se ai dhe gruaja e tij u përgatitën fillimisht për një djalë të katërt, përpara se të mësonin që në të vërtetë ishin duke pritur një vajzë. Në një intervistë të ish-kapitenit të kombëtares angleze të futbollit në shtypin britanik, “Spice Boy” bëri me dije se pas skanimit të parë, mjeku i informoi se ishin duke pritur një djalë. Vetëm në ekon e bërë disa javë më vonë, mjekët “u korrigjuan” dhe i informuan se në të vërtetë Victoria mbart në barkun e saj një fëmijë të seksit femër. Në intervistë, Beckham zbuloi kënaqësinë e jashtëzakonshme që provoi pas mësimit të lajmit, pasi një djalë i katërt, sipas fjalëve të tij, “do të bënte që ëndrra e tyre për një vajzë të arkivohej përfundimisht”.

>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>

Shfaqen fotografi nudo të Vanessa Hudgens

Vanessa Hudgens është përfshirë në një tjetër skandal të fotografive, në të cilat ajo shfaqet lakuriq. Sipas New York Daily News, gjatë kësaj jave po qarkullojnë një numër fotografish ku aktorja amerikane shfaqet në mënyrë eksplicite. Imazhe të ngjashme të aktores ishin shfaqur edhe në vitet 2007 dhe 2009, mirëpo në fotografitë e reja, 22-vjeçarja paraqitet edhe duke puthur një femër tjetër. Rrjedhja e këtyre fotografive vjen vetëm një javë para se filmi i ri i Hudgens, “Sucker Punch”, të fillojë shfaqjen nëpër kinematë amerikane.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here