Home Kosova Serbia kthen rrezoluten per Kosoven pas takimit me kryediplomaten e BE, Ketrin...

Serbia kthen rrezoluten per Kosoven pas takimit me kryediplomaten e BE, Ketrin Eshton

670
0

Qeveria e Serbisë i ka miratuar konkluzat, me të cilat autorizohet Ministria e Jashtme që të paraqesë propozimin e ndryshuar të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ky është rezultat i marrëveshjes së djeshme të presidentit serb, Boris Tadiq, dhe kryediplomates së Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, në Bruksel.

Presidenti Boris Tadiq tha se rezoluta e përbashkët e Serbisë dhe BE-së do të mundësojë dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila do të konfirmohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Emëruesi i përbashkët që u arrit është fryt i kompromisit, i cili nënkupton se pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është gjetur formula, me të cilën hapet dialogu për zgjidhjet e ardhshme, e cila thirret në Kartën e Kombeve të Bashkuara, dhe e cila nuk e përmban njohjen e pavarësisë së Kosovës në asnjë mënyrë”, thuhet në deklaratën me shkrim të presidentit Tadiq.

Teksti i projekt-rezolutës është harmonizuar të mërkurën me të gjitha partitë në koalicion dhe partitë opozitare në Serbi.

Në komunikatën e Qeverisë në Beograd thuhet se dokumenti, tek i cili është arritur në bashkëpunim me BE-në, është plotësisht në pajtim me vendimin e parlamentit të Serbisë të datës 26 korrik, 2010.

Në njoftim theksohet se me tekstin e harmonizuar, mbyllet procesi para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Më tutje, në projekt-rezolutë bëhet thirrje për dialog ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili, siç thuhet, është në pajtim me qëndrimin parimor të Serbisë se vetëm përmes bisedimeve mund të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët lidhur me çështjen e Kosovës.

Në tekst thuhet se me propozim-rezolutën në asnjë mënyrë nuk njihet pavarësia e Kosovës.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se propozimi i mundëson Republikës së Serbisë që të vazhdojë t’i mbrojë interesat legjitime dhe kombëtare të saj në mënyrë paqësore dhe diplomatike, në bashkëpunim me BE-në dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë.

Diskutimet dhe votimi mbi projekt rezolutën e Serbisë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë paralajmëruar për 9 shtator.

Gazeta serbe blic ka zbuluar dhe tekstin e plote te projekt-rezolutes se ndryshuar

a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi bazë të kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke përkujtuar në rezolutën e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin e saj këshillëdhënës në lidhje me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”;

d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të saj, duke përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi;

e) Merr në dijeni përmbajtjen e GJND-së lidhur me atë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, si përgjigje në kërkesën e Asamblesë së Përgjithshme;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të jetë faktor i paqes, sigurisë dh stabilitetit në rajon. Ky dialog ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin, të realizojë përparim në rrugën drejt BE-së dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here